Shefi i opozitës Lulzim Basha vijon të kërkojë zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare pa qeverinë e Ramës. Edhe sot Basha kërkoi që të krijohej një qeveri teknike e cila do të dërgonte vendin në zgjedhje të drejta dhe të besueshme.
Por cfarë mendojnë drejtuesit e koalicionit qeveritar, Edi Rama dhe Ilir Meta. A janë ata të dy në një mendje për të mbajtur qeverinë e majtë deri në fund apo ka ndryshim qoftë edhe nuancë mes të dyve.
Lexoni këto dy deklarata që ata dhanë sot:
Rama: Shqipëria sot qeveriset nga një shumicë, e cila ka një mandat për të bërë reforma dhe për të realizuar një proces që ne e gjetëm të bllokuar dhe të pashpresë; procesin e integrimin evropian. Si mundet që një proces i tillë dhe një mandat i tillë të vihet në diskutim për arsye të agjendës politike apo për strategji të opozitës.
Meta: Besoj se çdo kërkesë e drejtë, e mundshme, e arsyeshme dhe e realizueshme e opozitës që ndihmon transparencën dhe integritetin e reformës zgjedhore duhet marrë në konsideratë dhe duhet bërë çdo përpjekje për ta realizuar.












