Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar me një postim në facebook, fitoren 4-2 të Kombëtares Shqiptare ndaj Islandës.
POSTIMI I BERISHES:
“Një fitore e bukur dhe shprese ndjellëse e kombëtares tone 4-2 me Islandën!
Miq, sonte në Elbasan Arena ekipi ynë kombëtar pas një loje të bukur dhe dinjitoze korri një fitore të merituar dhe shprese ndjellëse 4-2 me Islandën.
Ju ftoj miq të përshendesim përzemërsisht golshënuesit Dermarku, Hysaj, Roshi, Cikalleshi, ekipin, kapitenin Hysaj dhe trajnerin e kuqezinjve Reja për këtë fitorë që ngjall shpresa reale për përfaqësimin tonë në kampionatin europian. Urime! Sb”











