Presidenti i republikës së Shqipërisë, me anë të një deklarate për shtyp ka dhënë detaje mbi takimin e Kryeministrit Edi Rama me kreun e opozitës, z.Lulzim Basha.
Me ftesë të Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani sot u zhvillua një takim midis Kryeministrit të vendit z. Edi Rama dhe Liderit të opozitës z. Lulzim Basha.
“Gjatë takimit palët prezantuan pikëpamjet e tyre mbi krizën politike dhe rrugët e zgjidhjes së saj.
do të vijojmë të mbajmë kontaktet me palët për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme mbi bazë kompromisi”-shprehet z.Nishani në deklaratën e tij.
Droni.al












