• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Media franceze “shuplakë” Ramës dhe Velisë:Memoriali turk, bëjnë shurdhmemecin u cënua ligji

droni by droni
3 September, 2019
in Kryesore, Politika
0
Media franceze “shuplakë” Ramës dhe Velisë:Memoriali turk, bëjnë shurdhmemecin u cënua ligji
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Portali informativ në gjuhën frënge “Le Courrier des Balkans”, i ka kushtuar një artikull të posaçëm një prej zhvillimeve më polemike të aktualitetit në Shqipëri: ngritjes së memorialit në shenjë nderimi të të rënëve të grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, më 15 korrik të vitit 2016.

Në një artikull të ditës së sotme të titulluar “SHQIPËRI: Një pllakë përkujtimore për lavdinë e ERDOĞAN-it që nuk i rri mirë Tiranës”, “Les Courrier des Balkans” shkruan për kundërshtitë e forta që ngjalli në vend në radhët e opininonit publik vendimi i Bashkisë Tiranë, në fshehtësi hermetike dhe në kundërshtim me ligjet dhe rregulloret shqiptare. “Asnjë konsultim publik nuk u krye dhe qytetarët e Tiranës nuk patën mundësinë për të komentuar projektin.”- theksohet në shkrimin e medias franceze.

Në artikull nënvizohet se përurimi i memorialit kaloi në një terr informativ, pasi si kryebashkiaku Erion Veliaj dhe si kryeministri Edi Rama, “bëjnë shurdhmemecin duke mos dhënë asnjë shpjegim për zgjedhjen e vendosjes së kësaj pllake përkujtimore në park: nuk dihet se kush mori vendimin për ta ngritur atë, mbi cilën bazën juridike dhe cila procedurë u ndoq!”- shkruan ndër të tjera media franceze.

Shkrimi i plotë:
Që nga korriku i kaluar, një pllakë përkujtimore e vendosur në afërsi të liqenit artificial të parkut të madh të Tiranës, për nder të qytetarëve turq të vrarë në mbrojtje të regjimit të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, ka ngjallur polemikë në Tiranë.

Në një pllakë betoni, janë gdhendur emrat e 251 personave që u vrane ndërsa po përpiqeshin të mposhtin përpjekjen për grusht shteti, më 15 korrik 2016. Rruga që të çon në memorial u riemërua nga bashkia e Tiranës “Rruga e Dëshmorëve të 15 korrikut”, si dhe parku ku është ngritur memoriali i vogël me ndihmën financiare të Agjencisë Turke për Bashkëpunim (TIKA), e cila mban emrin e “Parkut të Demokracisë së 15 korrikut”.

Një nismë e pakuptueshme për disa banorë të Tiranës, të vendosur t’a heqin sa më shpejt këtë memorial. Sipas tyre, bashkia ndërhyn me këtë monument në një çështje të politikës së brendshme turke. “Ky memorial nuk na përket neve!” Thonë disa kalimtare që po shëtisnin në park.

Më 13 gusht, u bë një kërkesë për të hequr memorialin dhe për të hequr emeëtimet e reja nga rruga dhe parku. Në një peticion në internet, grushti i shtetit i dështuar në Turqi përshkruhet si “një ngjarje që nuk ka asnjë rëndësi historike, kulturore apo shpirtërore për qytetarët e Tiranës”.

Më 30 gusht rreth orës 6 të mëngjesit, një person ende i paidentifikuar, por i kërkuar në mënyrë aktive nga policia, dëmtoi monumentin. Dhe kjo nuk është hera e parë që bëhen përpjekje për të sulmuar pllakën e diskutueshme, të cilën policia po e monitoron 24 orë në ditë.

“Përse duhet një memorial në vendin tonë i një grushti shteti të mbetur në tentativë në Turqi? Ne nuk kemi asnjë lidhje me flamujt turq që valëviten në rrugët tona! Zoti na ruaj nga një çmenduri e tillë. Vetëm qeveria jonë ishte në gjendje të bënte një gjë të tillë”, shprehet e indinjuar Fatma, një grua në të pesëdhjetat.

“Kini kujdes, mos luani me identitetin tonë, ne nuk jemi më një provincë e Perandorisë Osmane! Memoriali u financua nga një fondacion turk dhe një OJQ e mbështetur nga qeveria turke. Por kur Erdogan nuk do të jetë më president, pasardhësi i tij ka të ngjarë të vërë në dyshim këtë memorial. Ai do të kërkojë të hiqet dhe pastaj, çfarë do të bëjmë ne? Çfarë figure do të bëjë Shqipëria?”, vazhdon gazetari Ilir Yzeiri.

“Një monument kushtuar Atatürkut ose miqësise shqiptaro-Turke nuk do të shkaktonte ndonjë polemikë, madje asnjë zemërim.” Thote gazetari tjetër Blendi Salaj që është gjithashtu shumë kritik: “77,000 persona të arrestuar zyrtarisht, 143 gazetarë në burg, 7,000 të arrestuar ushtarakë, përfshirë 58 gjeneralë. 151 persona u dënuan me burgim të përjetshëm, 130,000 njerëz të pushkatuar përfshirë 6000 akademikë…

Ky është vlerësimi tjetër i 15 korrikut 2016 në Turqi. Sidoqoftë, këtu nuk ka ndjenja anti-turke, edhe pse pesë shekuj nën Perandorinë osmane kanë lënë kujtime të hidhura. Një monument kushtuar Atatürkut ose miqësise shqiptaro-turke nuk do të shkaktonte ndonjë polemikë, asnjë zemërim. Nga ana tjetër, nuk kam gjetur askënd që të paraqesë argumente logjike dhe racionale në favor të këtij monumenti… Shqiptarët nuk duan të regjistrohen politikisht pa dijeninë e tyre.”

Polemika publike rreth kësaj pllake përkujtimore shtron pyetje në lidhje me ligjshmërinë e instalimit të saj. Në të vërtetë, vendimi për të nderuar këtë ngjarje në historinë e Turqisë është marrë në fshehtësi nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, në kundërshtim me ligjet dhe rregulloret shqiptare. Asnjë konsultim publik nuk u krye dhe qytetarët e Tiranës nuk patën mundësinë për të komentuar projektin.

As kryebashkiaku e as qeveria nuk kanë njoftuar publikisht përurimin e monumentit, të cilin mediat i kanë mësuar përmes një deklarate për shtyp dhe fotografive të transmetuara nga Ambasada Turke. Qeveria e Edi Ramës dhe bashkia e Tiranës bëjnë shurdhmemecin duke mos dhënë asnjë shpjegim për zgjedhjen e vendosjes së kësaj pllake përkujtimore në park: nuk dihet se kush mori vendimin për ta ngritur atë, mbi cilën bazën juridike dhe cila procedurë u ndoq!

Për opozitën shqiptare ky memorial përfaqëson “një shkelje të sovranitetit kombëtar dhe një mungesë dinjiteti të shtetit shqiptar”. Shumë intelektualë u shprehen se nuk na takon neve të përfshihemi në një çeshtje të brendshme politike të Turqisë, një veprim i rastësishëm që synon të tërhiqte më shumë investime turke në Shqipëri. Në fakt, Turqia është gjithnjë e më e pranishme ekonomikisht në vend, megjithëse në raste, siç ështe ai i aeroportit të Vlorës, ose ai i kompanisë Air Albania, shkel rregullat evropiane.

Në ndjekjen e të ashtuquajturëve “puçistë”, qeveria turke gjithashtu u ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur autoriteteve shqiptare që të marrin masa kundër institucioneve të lidhura me rrjetin e Imamit Fethullah Gulen, por këto kërkesa deri më tani janë refuzuar, megjithë marrëdhëniet e mira që mbizotërojnë midis Presidentit turk dhe Kryeministrit Edi Rama.
Përkundrazi, në Kosovë, disa mësues të Gylenistëve u arrestuan dhe u internuan në Turqi, në shkelje flagrante të ligjeve të këtij vendi.

Tags: francezeKritikemediaramesvelise
Previous Post

Zyrtari i lartë i SHBA të enjten në Tiranë , ja kë do takojë

Next Post

Paloka:Shkarkimi i presidentit, Rama zhytet edhe më thellë në çmendurinë e tij

droni

droni

Next Post
Kërcënimi me jetë i kreut të KQZ-së dhe familjes së tij/ PD: I njëjti bandit që kërcënoi Plasarin

Paloka:Shkarkimi i presidentit, Rama zhytet edhe më thellë në çmendurinë e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.