Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, David Kostelancik do vizitojë Tiranën.
Kostelancik do të takohet me përfaqësues të forcave politike në Shqipëri për zgjidhjen e krizës politike.
Të enjten zyrtari amerikan ka takim me kreun e PD, Lulzim Bashën.
Kostelancik është diplomat karriere. Më herët ka qenë edhe pjesë e stafit të ambasadës së SHBA-së në Tiranë.
Deri pak muaj më parë ai ka qenë zëvendësambasador i ShBA në Hungari. Gjithashtu ka mbuluar në DASH marrëdhëniet me Rusinë












