• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Cila ishte tortura makabre e shpikur nga sigurimi shqiptar mbi trupin e Biankës

droni by droni
2 September, 2019
in Kronika, Kryesore, speciale
0
Cila ishte tortura makabre e shpikur nga sigurimi shqiptar mbi trupin e Biankës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një 27 vjeçare në duart e hetuesve dhe policëve, që provuan çdo formë torture ndaj saj, por pa ia arritur qëllimit. Bianka nuk i nxori kurrë fjalët që ata kërkonin…

 Edhe pse më pak në numër sesa burrat, gratë nuk kanë munguar në hetuesitë, sheshet e pushkatimit, burgjet dhe kampet e punës së detyruar të diktaturës komuniste. Edhe pse me një trup më të brishtë, ato nuk u kanë shpëtuar torturave mesjetare të krijuara nga mendjet e sëmura që merrnin në dorë jetën e njerëzve të pafajshëm që nga çasti i arrestimit të tyre. Si në rastin e viktimave burra, mes tyre ka pasur intelektuale, mendje të kultivuara e personalitete të spiktatura që e kundërshtuan haptazi të keqen. Por nuk kanë munguar as gratë e thjeshta, me pak ose aspak arsim e mundësi në jetë, e gjithsesi, me një bërthamë të fortë virtytesh për shpirt, i cili nuk u mposht deri në frymën e fundit.

Disa gra tashmë njihen për heroizmin e tyre, të tjera ende jo. Disa histori janë zbuluar, të tjera i gjen në dokumente e botime më pak të njohura.

Libri “Premtimi i përmbushur” i Gjon Sinishtës, i botuar në SHBA, në vitin 1976 dhe i publikuar në shqip, 40 vjet më vonë, përmend disa prej tyre, që nga Marie Shllaku, shkodrania e njohur që dashurinë për Kosovën, komunistët ia llogaritën për krim, te një listë motrash katolike që i shtohen martirëve që dhanë jetën për besimin e tyre deri te besimtaret e thjeshta që u torturuan e megjithatë, nuk i treguan patriotët antikomunistë të fshehur maleve, si Elena Shllaku, që u dënua me 20 vjet punë të detyruar dhe Bianka Krosaj, që humbi jetën pas 14 muajsh në qelinë e ftohtë ku u sëmur nga tuberkulozi.

Bianka, nga fshati Kaçinar i Mirditës, ishte vetëm njëzet vjeçe kur u arrestua në gusht të 1947-ës, shkruan Sinishta në kapitullin me profile martirësh, të marrë nga numrat e revistës “Zani i Katolikëve shqiptarë në mërgim”, të viteve 1957-1958.

U akuzua se kishte ndihmuar luftëtarët antikomunistë në male, duke u çuar ushqime e barna. Që ditën e parë të burgimit, filluan ta torturonin brutalisht. E torturuan me shkopinj e me litar të lagur. I futën vezë të ziera në sqetull, derisa lëkura e njomë iu mbush me flluska djegieje. Çdo ditë, e torturonin me korrent, në të gjitha pjesët e trupit. Duke qenë se ajo nuk u dorëzua para gjithë kësaj egërsie mizore, policia e detyroi të gëlltiste një kilogram kripë dhe nuk i dhanë asnjë pikë ujë, për dy ditë. 

Njëherë ia mbushën kokën e trupin me pleshta (torturë makabre e shpikur nga fantazia e sëmurë e komunistëve ruso-shqiptarë). I bënë edhe një serum për t’i paralizuar arsyen e për t’ia dobësuar vullnetin, por kjo djallëzi nuk pati efekt te kjo heroinë shqiptare. Nga goja e saj, nuk doli asnjë fjalë që mund të tregonte se ku fshiheshin patriotët antikomunistë, që luftonin kundër shtypjes. Me një forcë mbinjerëzore, Bianka Krosaj i duroi të gjitha torturat e nuk foli kurrë. Policët i xhindosi aq shumë qëndresa e saj, saqë ia hoqën dhëmbët me darë e ia shkulën flokët. Kjo torturë zgjati për 14 muaj në një qeli të ftohtë betoni, derisa ajo mori tuberkulozin. Në pranverë e 1949, Bianka Krosaj vdiq duke dhënë një shembull sesi të besojmë në Zotin e sesi të fitojmë kundër armiqve të Zotit e të Atdheut.

Autori i këtij libri, Gjon Sinishta, ish-student i Seminarit Papnor në Shkodër, është një i mbijetuar i regjimit komunist, që u arratis nga Shqipëria për në ish-Jugosllavi, e më pas, në SHBA, ku edhe e shkroi dhe botoi këtë libër si një premtim ndaj Zotit dhe bashkëvuajtësve për të rrëfyer historinë e persekutimit të klerit katolik nga komunistët. Ai ka shfrytëzuar jo vetëm botimet e katolikëve në SHBA, por edhe dëshmitë e të njohurve, të arratisur nga Shqipëria, që kishin parë nga afër vuajtjet e të persekutuarve dhe njihnin historitë e tyre të toturave dhe qëndresës./kujto.al

Tags: bianka krosajgjon sinishta
Previous Post

Aksident te ‘Ali Demi’, nje grua godet rende kalimtarin

Next Post

Acromax Media: Disa raste kur u soll si polici politike e Veliajt

droni

droni

Next Post

Acromax Media: Disa raste kur u soll si polici politike e Veliajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.