• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Erion Veliaj la 80 per qind te Tiranes pa uje

droni by droni
1 September, 2019
in Kronika, Kryesore, Uncategorized
0
Erion Veliaj la 80 per qind te Tiranes pa uje
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“ Erion Veliaj po mashtron qytetarët e Tiranës, 80 % e kryeqytetit është pa ujë të pijshëm. Fitimet nga rritja e çmimit të ujit nuk shkojnë në investime për Ujësjellësin, por në tendera për oligarkët e Ramës dhe Velise”, tha sot ne nje dalje per mediat ish- deputerja e PD, Albana Vokshi.

 

DEKLARATË PD, ALBANA VOKSHI

Mijëra mesazhe e denoncime kanë mbërritur në Partinë Demokratike për mungesën e furnizimit me ujë në Tiranë. Dhjetra lagje në Kryeqytet ankohen se nuk furnizohen me ujë prej javësh, lagje të tëra uji mungon mbi 20 orë në ditë, ndërsa faturat e ujit u shumëfishuan për të justifikuar vjedhjen galopante në Ujësjellësin Tiranë.
Problemi i mungesës së ujit nuk është vetëm në periferi, por edhe në qendër të Tiranës. Denoncimet vijnë, jo vetëm nga Yzberishti, Astiri, Ali Demi, Lapraka, Uzina e Autotraktorëve, por edhe nga rruga ”Sami Frashëri”, zona e “Myslym Shyrit”, zona e Bllokut etj. Nuk mjafton kjo, por qytetarët ankohen se uji vjen i ndotur në rubineta në rrezik shpërthimi epidemish. Sipas stafit të UKT, nuk ka prioritete, nuk ka hot-spote (pika ku duhet të ndërhyhet menjëherë), nuk ka plane veç çfarë të dalin më parë mundësitë për të zhvatur! Çdo ditë në Tiranë, në çdo lagje të saj, shihen qytetarë të lodhur, të dëshperuar, që presin me orë depozitat me ujë që transportohen nga kompani klientë të Erjon Veliajt. Praktikisht Tirana e merr ujin, një nevojë bazike, tashmë me tollon, njëlloj siç ndodhte me ushqimet bazike në kohën e Enverit.

Pamje si këto që shihni në ekran janë bërë lajtmotiv i ditës për tiranasit.

Por, Erjon Veliaj as nuk skuqet, as nuk zverdhet kur mashtron. Mashtrimin e ka bërë profesion të parë. Të gjithë e kujtojmë premtimin – mashtrim të madh të tij që në fushatën e 2015 kur premtoi 24 orë furnizim me ujë dhe heqjen e depozitave nga tarracat e pallateve që e shëmtonin Tiranën.
Veliaj nuk ka përtuar ta përsërisë cdo vit këtë mashtrim sa herë bënte lajmet shoë për t’i shpërndarë më pas në kaseta të gatshme në cdo televizion kombëtar apo lokal.
Në 2 shkurt 2016, në analizën e Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë premtoi përmirësim të furnizimit me ujë pa e rritur cmimin e ujit, por vetëm duke e “mirëadministruar ndërmarrjen”.

http://www.droni.al/wp-content/uploads/2019/09/F7504AF6-60D9-4346-935E-6B65263E1003.mp4

Analiza ujesjellesit shkurt 2016 “të mirëadministrohet pa rritur çmimin”.

Por vetëm pak muaj më vonë, mashtruesi Veliaj, deklaroi që do ta rriste çmimin e ujit për cdo familje e për çdo biznes në Tiranë pasi nuk kishte para për investime.

http://www.droni.al/wp-content/uploads/2019/09/AD77CCD5-B699-472F-A1AF-EB6B65842962.mp4

Jo vetëm kaq, por Veliaj mashtron për cdo gjë që thotë. Ja çfarë thotë për furnizimin me ujë:

http://www.droni.al/wp-content/uploads/2019/09/F4F40039-C6EA-46FD-A830-9569D51283E7.mp4

Është ERRU, institucion i pavarur, që në Raportet e Përformancës vjetore për ujësjellësit hedh poshtë këto mashtrime të kryebashkiakut. Sic edhe duket nga grafiku që shihni në ekran, Erjon Veliaj e mori Ujësjellës Kanalizime Tiranë me gati 11 orë furnizim ujë në ditë, dhe sot, 4 vjet pasi u ul në karriken e kryebashkiakut dhe 2 vjet pasi rriti cmimin e ujit, kohëzgjatja e furnizimit me ujë është e përkeqësuar.

Studime të ndryshme, e vlerësojnë UKT në 2015, si një ndër ndërmarrjet me përformancë më të mirë financiare e që arrinte të mbulonte të gjitha kostot e saj në nivelin 113%.
Sot, jo vetëm kohëzgjatje, por edhe tregues të tjerë janë të përkeqësuar:

(G

486 punojnës u pushuan në fund të 2015 për arsye politike dhe u zëvendësuan me militantë të PS, apo ata që dhanë votën apo zarfin nën tavolinë. E sot, qyetarët e Tiranës janë të detyruar të paguajnë për pagat e punonjësve që kanë fituar gjyqin për pushim të padrejtë nga puna, shifër që shkon më shumë se 500 mijë Euro krahas pagave të punonjësve aktualë të ujësjellësit në të cilën Veliaj ka emërruar më shumë se gjysëm mln Euro krahas pagesës që bëhet për punonjësit aktualë dy herë më shumë në numër se ai i 2015.
Bazuar në Raportin e Performancës 2018” të ERRU, Ujësjellësi ka një fitim rreth 11.5 mln Euro në 2018.
Pra, sot tiranasit paguajnë shumë herë më shtrenjt ujin, por as investime nuk ka e as ujë nuk ka.
Ku shkojnë ato? Pse nuk investohen?
Erion Veliajt, nuk investon për përmirësimin e rrjetit të furnizimin me ujë të kryeqytetit, sepse i duhen për t’ia dhënë miqve e sponsorëve.

Le t’i hedhim një sy tenderave që ka bërë UKT në 5 vitet e fundit e të shohim ku kanë shkuar paratë e qytetarëve të Tiranës?
(Tabela me tenderat)
Që nga gushti 2015, UKT ka zhvilluar:
– 374 tendera, vlera total e prokuruar 68 mln euro (muajt para votimeve monniste të 30 qershorit shënojnë bumin e tenderimeve).
– 100 tendera (27%) pa garë ose me negociim pa shpallje
– nëse do të zbatohej ligji dhe do të fitonte oferta më e ulët, vlera që do të kursehej është: 3,6 mln euro (5,3 % e vlerës totale të prokuruar).
– 88 tendera (23,5%) ose më shumë se 20 mln Euro kanë shkuar për shpenzime luksi të zyrtarëve/shpërdorime (29,2 % e vlerës totale të prokuruar). Midis shpenzimeve gjen edhe 14 mijë euro bileta dhe hotel në Miami, apo 7500 euro për një udhëtim në Kinë.
– 6 herë më shtrenjt e paguan shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë fizike Erjon Veliaj se sa në 2015 kohë që drejtohej nga z. Basha. Nga 957 milion që ishte në 2015 (për 1 vit), sot Veliaj e tenderon 6 miliard në 2019. Nga 15 tendera, 11 janë pa garë. Vlera të total është rreth 14 mln Euro.

Po kujt i shkojnë paratë që paguajnë qytetarët? Kush i merr tenderat e Tiranës?
Emra të njohur tashmë kryesojnë listën e përfituesve:
Nga Shkëlqim Fusha që është i preferuari i Erjon Velisë, me 11 tendera në një vlerë 6.5 mln Euro (1.7 mln e ka marrë vec pak ditë më parë për Bovillën),
te Safet Gjici, i emëruari i Ramës në Kukës, të cilit i shkon pjesa e luanit në tenderat e shërbimit të sigurisë.
Lista vijon me Armand Frangun, baxhanakun e Kryeministrit;
Agron Papuli, miku dhe sponsori i Edi Ramës;
ilir Beqaj me miqtë e Fastech;
Afrim Qendron, ish drejtori i Rrugëve i shkarkuar për skandalin me tenderimin e projektit të Astirit;
Gentian Sula, dhe familjarët e tij. 850 mijë Euro i ka dhënë Erjon Veliaj për të siguruar ujë 24 orë për apartamentin e tij në në kompleksin te Kodra e Diellit, ku jeton, edhe pse pjesa tjetër e Tiranës vuan për pak minuta ujë në rubinetat e tyre.
Ja pra, pse pavarësisht faturave të kripura, tiranasit nuk marrin ujë në cezmat e shtëpive të tyre, sepse lista e gjatë e përfituesve vazhdon me klientë, familjarë, sponsorë të Edi Ramës dhe Erjon Velisë.
Banorët e Tiranës nuk meritojnë në krye të bashkisë njerëz të korruptuar si Erjon Veliaj, Arbjan Mazniku e kompani, që mendojnë si të përfitojnë e pasurohen nëpërmjet grabitjes së qytetarëve.
Tiranasit duhet të refuzojnë këtë grabitje e të protestojnë për të drejtat e tyre elementare si furnizimi me ujë të pijshëm.
Zgjidhja është një: Largimi i Erjon Velisë, Edi Ramës dhe bandës së tyre hajdute. Nëse Erjon Veliaj nuk qërohet siç po vetëpropagandon një slogan të tillë, Tirana do e largojë ketë pushtues të shthurur!

Tags: Veliaj ujesjellesi
Previous Post

5 të arrestuar për luftën në spitalin e Fierit

Next Post

HISTORI/ Keshtu u shpall Ahmet Zogu mbret me 1 shtator

droni

droni

Next Post
FOTO/Zbulohen dy objektet e rralla të Mbretit Zog në Londër, shtëpia e Ankandeve i nxjerr në shitje

HISTORI/ Keshtu u shpall Ahmet Zogu mbret me 1 shtator

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.