• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/PD denoncon ndërtimet pa lejë në kryeqytet: Dy figurat e njohura të PS fshihen pas tyre

droni by droni
30 August, 2019
in Kryesore, Politika
0
FOTO/PD denoncon ndërtimet pa lejë në kryeqytet: Dy figurat e njohura të PS fshihen pas tyre
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputetja Oriola Pampuri ne emer të PD, ka denoncuar  me foto nga selia blu ndërtimin e një ose disa kateve shtesë te “Sky Tower”, në Tiranë, që sipas saj, është pronë e ish-deputetit socialist, Vladimir Kosta.

Gjithashtu, ish-deputetja tha se në një tjetër ndërtesë në kryeqytet po ndërtohet pallat mbi pallat, pas të cilit fshihet deputeti i PS, Robert Bitri.

“Veliaj mashtron qytetarët e Tiranës. Në katër vitet e drejtimit të tij e vetmja gjë që lulëzoi ishte betoni. Ka lindur një formë e re betonizimi në Tiranë me paratë e krimit dhe drogës. “Sky Tower”, pronë e ish-deputetit socialist, Vladimir Kosta. Në këtë ndërtesë po hedhin shtat një ose më shumë kate. Marrëzia me ndërtimet e luksit të pushtetarëve të rilindjes nuk ka të ndalur. Në një tjetër objekt banimi në Tiranë po hedh shtat një tjetër kat mbi kat, që i përket Robert Bitrit”, tha Pampuri.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/408668323336323/

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI

Erjon Veliaj mashtroi qytetarët e Tiranës 4 vjet me parë duke u premtuar se asnjë leje ndërtimi nuk do të jepej nën drejtimin e bashkisë së kryeqytetit prej tij.
Duke ndjekur filozofinë e kreut të organizatës kriminale të Rilindjes, shefit të tij politik, Edi Rama, Veliaj jo vetëm që nuk e ndaloi dhënien e lejeve, por në 4 vite të drejtimit të tij, e vetmja gjë që lulëzoi ishin betoni dhe kullat.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se për të gjithë vitin 2018 janë dhënë leje me sipërfaqe prej 940 mijë metra katrorë, nga 521 mijë vitin e mëparshëm, me një rritje prej 80%. Po sipas raportit zyrtar të INSTAT, në tremujorin e parë të këtij viti janë dhënë gjithsej për kryeqytetin 94 leje ndërtimi, me një rritje prej 44% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Trendi rritës vijoi edhe në tremujorin e dytë, ku u thye rekordi i lejeve të ndërtimit për bashkinë e kryeqytetit me 111 leje të reja.

Në 4 vjet Erjon Veliaj dhe Edi Rama i mashtruan shqiptarët dhe në vend të lulishteve, parqeve, apo edhe pronave legjitime të kryeqytetasve, ngritën kulla betoni me financime miliarda euroshe, duke krijuar një situatë katastrofike ndërtimesh në Tiranë.
Filozofia e kullave u kthye në filozofi të qeverisjes së Tiranës, duke i vendosur lejet e ndërtimit në shërbim të oligarkëve dhe parave të pista, të cilat pastrohen në themelet e betonit, siç është edhe rasti i kullave në pronën publike të Teatrit Kombëtar.
Por Erjon Veliaj dhe Edi Rama nuk po ndalen me kaq!

Prej disa ditësh në Tiranë ka lulëzuar një formë e re betonizimi me para të pista droge dhe korrupsioni.
Qytetarët e alarmuar kanë denoncuar dhjetëra raste ndërtimesh luksi, ku përfitues rezulton të jenë njerëz të pushtetit ose oligarkë të lidhur dhe përfitues me pushtetin e Rilindjes. Kjo është pamja në një nga ndërtesat më të larta të Tiranës, Sky Tower, pronë e ish-deputetit socialist Vladimir Kosta.
Mbi këtë ndërtesë në zemër të kryeqytetit po hedh shtat një ose më shumë kate.
Ndërkohë që një qytetar i thjeshtë i Tiranës nuk ngul një gozhdë në shtëpinë e tij se përfundon në burg, oligarku i Ramës ndërton pa iu prishur fare terezia në zemër të kryeqytetit.
Nëse Erion Veliaj i ka dhënë lejen, atëherë duhet të bëjë transparencë se si një ish-deputet i Rilindjes ndërton një ndërtesë mbi ndërtesë!?
Por marrëzia me ndërtimet e luksit të pushtetarëve të Rilindjes nuk ka të ndalur.
Në këtë foto është një tjetër objekt banimi në kryeqytet ku po hedh shtat një tjetër pallat mbi pallat.

Qytetarët e alarmuar kanë denoncuar deputetin e Partisë Socialiste, Robert Bitri që po ndërton një kat shtesë në këtë objekt banimi që jo vetëm shton betonin në Tiranë, por rrezikon jetën e qindra banorëve që jetojnë në këtë objekt.
Veliaj edhe në këtë rast hesht dhe ndërsa dërgon në qeli baballarë që rregullojnë çatitë e banesave të fëmijëve të tyre, mbyll sytë ose më keq i jep leje oligarkut të radhës, që të ndërtojë një kat luksi për veten e tij.
Bashkia e Erjon Veliajt dhe qeveria e Edi Ramës janë vënë në shërbim të oligarkëve dhe parave të pista duke betonizuar Tiranën.

Erjon Veliaj dhe Edi Rama po grabisin çdo hapësirë të kryeqytetit duke e kthyer atë në kulla miliarda euroshe për oligarkët dhe anëtarët e organizatës kriminale të Rilindjes.

Partia Demokratike ka një plan të qartë për t’i dhënë fund këtij masakrimi të pronës publike dhe një program të plotë për të kthyer Tiranën dhe të gjithë Shqipërinë në rrugën e zhvillimit dhe në shinat e ligjshmërisë.Për ta bërë këtë duhet të heqim nga themelet betonin e të keqes që është ulur sot në qeveri, Edi Ramën dhe bandën e tij të “Rilindjes”.
Me zgjedhje të lira e të ndershme, PD dhe aleatët e saj do t’u ofrojnë shqiptarëve alternativën europiane dhe dhënien fund të modelit të qeverisjes me krimin dhe oligarkët.

Tags: Denoncimikryeqytetndertimeoriola pampuriPS
Previous Post

1 miliard lekë dëm shtetit me biletat e falsifikuara, Prokuroria kërkon burg për të arrestuarit

Next Post

FOTO/Rudina Dembacaj tregon zgjidhjen: Fëmija im po edukohet me ta thy në mes fëmijën tënd po e kruajti…

droni

droni

Next Post
FOTO/Rudina Dembacaj tregon zgjidhjen: Fëmija im po edukohet me ta thy në mes fëmijën tënd po e kruajti…

FOTO/Rudina Dembacaj tregon zgjidhjen: Fëmija im po edukohet me ta thy në mes fëmijën tënd po e kruajti...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.