Konflikti mes Kosovës dhe Serbisë vijon ende për aq kohë sa urat e dialogut janë ndërprerë prej disa kohësh tashmë, e komplikuar ketu dhe per shkak të ngrirjes se dialogur mes Kosoves dhe Serbise.
Gazetari Idro Seferi ka shpërndarë një imazh në rrjete sociale ku shihen dy peshqirë një me ngjyrat e flamurit shqiptar dhe tjetri me ato serbe, të cilët qëndrojnë në dy shezlonge në një pishinë në Beograd.
Ndërsa në postimin e tij në rrjetet sociale nuk kanë munguar komentet edhe nga qytetarës serb, dhe ajo që bën përshtypje ka të bëjë me faktin se një pjesë e tyre akuzojnë politikën si përçarëse mes dy popujve, ndërsa shprehin pëlqimin për imazhin në fjalë.
Ndërkohë Seferi shkruan përkrah fotos: “Pishinë në Beograd….është nxehtë për të gjithë”.











