Pasditen e sotme një tjetër aksident është regjistruar në Shqipëri.
Një automjet ka dalë nga rruga në Fushë-Mamurras dhe për pasojë dy personat që ndodheshin brenda kanë mbetur të plagosur.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.











