Pas takimit që kryeministri Rama zhvilloi me kreun e PD, Lulzim Basha në Presidencë, ai ka zhvilluar një takim me kandidatët për deputetë dhe deputetët në Xibrakë.
Mësohet se Rama ka thënë përpara deputetëve se “data e zgjedhjeve nuk negociohet” ndërsa pjesëmarrja në këtë proces duhet të jetë masive.
Ai është shprehur qartë se duhen standarde të larta në zgjedhje dhe se duhen zgjedhur komisionerë perfektë.












