Regjisori i njohur dhe bashkeshorti i aktores Luiza Xhuvani, Gjergj Xhuvani, u nda dje nga jeta pas një ataku kardiak që pësoi.
Ashtu siç do ta ëndërronte çdo artist të vdiste në skenë, regjisori Xhuvani, humbi ndjenjat në sheshxhirimin e filmit të tij të fundit ‘Liqeni im’ që po xhirohej në Romë.
Sipas mjekëve, Xhuvani që vuante nga diabeti, ka pësuar atak kardiak në një spital në Romë ku u dërgua pasi shfaqi probleme shëndetësore.Këto janë edhe fotot e fundit dëshmi të punës së tij, në sheshxhirimin e filmit ‘Liqeni im’ në Romë.

Djali i tij, Konstandin Xhuvani, i dënuar për vrasjen e katër personava ka kërkuar leje për të marrë pjesë në varrimin e të atit. Pritet përgjigjia nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.












