Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka pranuar të heqë mandatin e deputetit të partisë socialiste Vladimir Kosta. Në vendimin e marrë theksohet se KQZ e ka shqyrtuar më parë vetëdeklarimin ndaj dhe nuk shikon konflikt mandatin. Për këtë KQZ vendosi tia kthejë dhe një herë kërkesën prokurorisë.
Në mbledhje e radhës KQZ shqyrtori këkesën e organit të akuzës ku pretendohet se deputeti ka fshehur një gjobë të vitit 2000 në formularin e dekriminalizmit dhe për këtë duhet t’i hiqet mandati.
Për këtë pretendim KQZ shprehet se vendimi është marrë një herë për deputetin ku nuk rezultoi të ketë pasur shkelje.











