Arrestohet 51-vjeçari Kosovar në flagrancë ditën e sotme në Shqipëri, si i përfshirë në një rrjet të gjerë të trafikut të armëve dhe të lëndëve eksplozive.
Shtetasi me iniciale Y.A., i cili trafikonte armët nga Serbia në Kosovë, duke patur si destinacion final Shqipërinë.
Armët dhe municionet u gjetën të fshehura në vende të posaçme të krijuara në automjetin e tij, si në motor, kabinë, bagazh e kroskot.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 19 pistoleta të kalibrave të ndryshëm, 400 fishekë luftarak, 1.6 kilogramë tritol TNT, 3 telefona dhe automjeti që transportonte armët.











