Një efektiv i Forcave të Armatosura të Shqipërisë është arrestuar ditën e sotme nga Policia në Tiranë, pasi prej kohësh shantazhonte një kolegen e tij se do t’i publikonte një video intime.
Sipas Policisë, ai është Gersian Dumi, ushtar profesionist i FA-ve.
Gersian Dumi prej kohësh kërcënonte se do t’i publikonte një video intime një koleges së tij nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale me të. Ai e kërcënonte vajzën me një adresë në false në “Facebook”.
Vajza vendosi ta denonconte dhe la një pikë takimi me të. Gjatë takimit, Dumi është arrestuar në flagrancë nga Policia.












