• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vrasja e shokut për makinën në Vranisht, ja si sillet autori dyshuar para grupit hetimor

admin by admin
13 November, 2016
in Kronika
0
Vrasja e shokut për makinën në Vranisht, ja si sillet autori dyshuar para grupit hetimor
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Marjo Ribaj – Fabjon Veizaj

Marjo Ribaj, 23-vjeçari që akuzohet nga policia si autor i vrasjes dy ditë më parë, të bashkëmoshatarit të tij, Fabjon Veizaj, nuk ka pranuar të dëshmojë për grupin e hetimit.
Burime konfidenciale policore, thanë për “Shekulli” se, ai ka refuzuar të flasë, duke mos pranuar t’i përgjigjet asnjë prej pyetjeve që i kanë drejtuar atij pjesëtarët e grupit të hetimit.
Menjëherë pasi u kap në afërsi të fshatit ku dyshohet se realizoi vrasjen e bashkëmoshatarit të vet, 23-vjeçari Marjo Ribaj u shoqërua për në komisariatin e policisë, ku u pyet rreth ngjarjes. Por, pavarësisht se, sipas policisë, provat në ngarkim të tij janë të plota, 23-vjeçari nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve që i janë drejtuar nga ekspertët e hetimit. Ai nuk ka dëshmuar për ngjarjen që tronditi fshatin e tij të origjinës, ku, sipas policisë, ka edhe një banesë, duke refuzuar të flasë.
Por, kjo heshtje e tij, sipas policisë, në terminologjinë e hetimit, do të thotë mungesë argumentesh dhe indirekt, pohim i asaj që ka ndodhur. Mësohet se, ekspertët e kanë ballafaquar të riun me provat e grumbulluara në ngarkim të tij, mes të cilave arma e vrasjes dhe fishekët e saj, që u gjetën jo shumë larg vendngjarjes.
Pavarësisht kësaj, policia ka deklaruar se, Ribaj është autor i vrasjes. Në këto kushte, atij i është komunikuar arresti në kushtet e flagrancës. Bashkë me të është arrestuar edhe shoku i tij, njëkohësisht bashkëpunëtor në vrasje, sipas policisë, 28-vjeçari Endri Pango, banor i qytetit të Vlorës.

Arrestimi
Dy të rinjtë Marjo Ribaj dhe Endri Pango, u kapën nga policia rreth 10 orë pas ngjarjes në fshatin Vranisht, 55 km në juglindje të Vlorës, ku mbeti i vrarë 23-vjeçari Fabion Veizaj. Viktima u qëllua pranë banesës së tij, me një armë automatike model 56 dhe ndërroi jetë menjëherë për shkak të plagëve të rënda. Menjëherë pas kësaj, autori i dyshuar, Marjo Ribaj dhe shoku i tij, 28 vjeçar, Endri Pango, janë larguar nga vendngjarja me një autoveturë tip “Fiat Punto”, me targa AL 892 VS, pronë e Ribajt, por pa shkuar shumë larg.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë hetimore operacionale, u arrit të lokalizohej vendndodhja dhe pas disa orë ndjekjesh në zonat përreth, mes vështirësive për shkak të errësirë, terrenit të thyer dhe reshjeve të shumta, errësirës dhe motit të paqëndrueshëm nga reshjet e shiut, u mundësua prangosja e të dyshuarit dhe shokut të tij.
Ribaj dhe Pango, u kapën në dalje të fshatit Vranisht, në vendin e emërtuar “Qafa e Halimit”, teksa përpiqeshin t’i shpëtonin ndjekjes së policisë, duke udhëtuar me automjetin tip “Fiat-Punto” me targë AL 892 VS. Gjatë krehjes së zonës, u gjet dhe u sekuestrua arma e përdorur në vrasje, një automatik model 56, 2 krehra dhe 50 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm, të cilat autori i dyshuar i kishte fshehur në një zonë pyjore, rreth 300 m larg banesës së tij.
Policia tha se, motivet e ngjarjes lidhen me një konflikt të lindur mes autorit dhe viktimës për shkak të një makine. Pak muaj më parë, në muajin gusht, Ribaj i kishte shitur një makinë Veizajt, por nuk kishte marrë ende paratë. Në këto kushte, sipas policisë, ai shkoi në banesën e bashkëmoshatarit të tij dhe, pas një grindjeje, qëlloi ndaj tij, duke e lënë të vdekur në vend. Policia tha se, Ribaj dhe Pango, janë persona me precedentë të mëparshëm penalë.

Previous Post

EMRI/ Ushtari i Mimit nuk përmbahet, kërcënon kolegen për seks

Next Post

EMRAT/ Akuza i ngrin llogaritë bankare pronarit të “White House” dhe nënës së tij

admin

admin

Next Post
EMRAT/ Akuza i ngrin llogaritë bankare pronarit të “White House” dhe nënës së tij

EMRAT/ Akuza i ngrin llogaritë bankare pronarit të “White House” dhe nënës së tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.