Një tjetër viktimë është shënuar së fundmi. Raportohet se një person ka nderruar jetë në det mëngjesin e kësaj të marte.
Ngjarja ka ndodhur në Spille, dhe sipas policisë viktima kishte pësuar arrest kardiak.
Kavajë/Informacion Paraprak
Më datë 13.08.2019,rreth orës 10:40 në Spille, shtetasi GJ. V rreth 73 vjeç, pushues, është futur në det dhe dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.











