Pas pushimeve të shtrenjta në Monte Carlo, Luana Vjollca u rikthye në Shqipëri për të bërë disa ditë pushimi në jug të vendit.
Të gjithë ishim kureshtarë të dinim kush e shoqëronte moderatoren dhe së fundmi këngëtaren, por ka qene vetë ajo që na i zbuloi.
Në një nga fotot shfaqet e përkëdhelur dhe shumë e lumturë me të ëmën që e puthë në ballë, Luana shkruan: E bekuar…nga familja ime dhe natyra e mrekullueshme e Shqipërisë! Faleminderit Zot”.
Vajzat e familjes Vjollca duken se po i shijojnë shumë pushimet në jug të vendit ndërsa shfaqen super në formë.












