Në zonën Kodër-Rrëshen, në Mirditë,është gjetur një makinë e djegur , e cila dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes që ndodhi mesditën e sotme në kryqëzimin më të rëndësishëm të qytetit, ku 48-vjeçari Armando (Tonin) Gjini, u ekzekutua në sy të fëmijëve të tij.
Në automjetin e djegur është gjetur edhe një armë kallashnikovi, që dyshohet se është përdorur për të kryer vrasjen.
Nga verifikimet e para konstatohet se makina është me targa të vjedhura.











