Greqia vazhdon të ketë lëkundje nga tërmetet ndonëse me intesitet më të ulët. Një tërmet i dobët me madhësi 3.2 shkallë në shkallën Rihter sipas EMSC ndodhi menjëherë pas orës 09:00 të së shtunës, në një zonë nëndetëse midis Rodos dhe Karpathos.
Instituti Gjeodezik i Observatorit të Athinës jep të dhënat e tërmetit në 3.5 Rihter, me një thellësi fokale prej 10 kilometrash dhe një fokus prej 38 km në jug të Halki.












