Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Korçë. Një 25-vjeçar ka rënë nga lartësia e një pallati, duke u plagosur rëndë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit juglindor, ndërsa policia sqaron se i riu është rrëzuar nga pallati. Ai është transportuar me plagë të shumta drejt spitalit dhe ndodhet në gjendje kritike.
Ndërkohë, nuk dihet ende nëse ngjarja ka qenë aksidentale, apo i riu është vetëhedhur.Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve.











