Një efektiv police është aksidentuar mbrëmjen e sotme. Për shkak të dëmtimeve të rënda, u dërgua për ndihmë mjekësore Spitalin Qendror Universitar të Traumave.
Sipas burimeve zyrtare të Policisë Vendore, mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Pezë Helmës. Automjeti me targa AA 848 me drejtues Fatos. S., 45 vjeç ka aksidentuar efektivin e policisë me iniciale E. K., 42 vjeç.
Në momentin e aksidentit, polici ishte duke udhëtuar me mjetin tip motoçikletë.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar për veprime te mëtejshme.











