Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, ka publikuar projektin e saj të ri muzikor. Kënga e re është quajtur ‘A m’don’ dhe në videoklip Elvana s’ka se si të mos duket seksi.
Elvana eshte rikthyer fuqishëm me 3 këngë brenda sezonit veror, duke shënuar miliona klikime në Youtube me kenget e saj. Fansat nuk janë zhgënjyer nga këngëtarja. Dhe pas ngjarjeve të shëmtuara që u përfshi, ata nuk e braktisën, por e mbështetën edhe më shumë.
Teksti i këngës është shkruar nga vetë këngëtarja në bashkëpunim me Arbër Zeqon. E videoja është incizuar në një vend përrallor.












