• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DËSHMIA/ Vrasja në Vranisht, rrëfehet autori: Si e vrava shokun për 1.5 milion lekë

admin by admin
14 November, 2016
in Kronika
0
DËSHMIA/ Vrasja në Vranisht, rrëfehet autori: Si e vrava shokun për 1.5 milion lekë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ngjarja e rëndë në fshatin Vranisht të Vlorë, ku mbeti i vrarë 23-vjeçari Fabjon Veizaj, ka ndodhur pas konfliktit të nisur midis viktimës e autorit për 150 mijë lekë (të reja).
Autori i arrestuar mesnatën e së premtes, Mario Ribaj, e ka pranuar dje krimin e rëndë ndaj shokut të tij, ndërsa ka deponuar të plotë se si ka nisur sherri mes tyre që përfundoi deri në vrasje.
I riu, po nga fshati Vranisht, ka mohuar të ketë pasur si qëllim të vrasë shokun e tij, raporton “Panorama”. Ai ka pohuar para grupit të hetimit se kishte dashur vetëm sa ta trembte atë, por arma i kishte dalë jashtë kontrollit.
Sipas dëshmisë së dhënë nga 23-vjeçari në Policinë e Vlorës, sherri mes dy shokëve ka nisur nëpërmjet telefonit. Kjo pasi Mario Ribaj i kishte shitur një automjet tip “Opel Frontera”, Fabjon Veizajt në muajin gusht.
Veizaj nuk kishte pasur mundësi ta paguante njëherazi të gjithë shumën e parave, ndaj kishte rënë dakord me shokun e tij, me të cilin ishin edhe bashkëfshatarë që këstin tjetër të parave prej 150 mijë lekësh (të reja) t’ia jepte më vonë.
Pasi kanë kaluar disa muaj, Mario Ribaj e ka telefonuar Veizajn dhe i ka kërkuar pjesën e mbetur nga shitja e makinës, duke i thënë se i duheshin paratë. 23-vjeçari i ka thënë nëpërmjet telefonit se nuk kishte ende mundësi për t’ia shlyer, por Ribaj ia ka kërkuar atij me ngulm duke i thënë “gjej ku të duash, unë po vij t’i marr”.
Biseda mes tyre ka qenë mjaft e ashpër, deri në fyerje ndaj njëri-tjetrit. Sipas të dhënave, 23-vjeçari Ribaj ka qenë në qytetin e Vlorës bashkë me shokun e tij. Pasi kanë debatuar dhe janë ofenduar në telefon, Mario Ribaj ka marrë shokun e tij me vete dhe janë nisur nga Vlora për në fshatin Vranisht.
Në automjet ata kanë marrë edhe një armë automatike tip kallashnikov. Kur kanë mbërritur afër shtëpisë së Fabjonit në Vranisht, ai e ka telefonuar duke i kërkuar që të dilte që të sqaroheshin. Bashkë me 23-vjeçarin ka dalë nga shtëpia edhe vëllai i tij. Ndërsa dy të rinjtë e armatosur kanë qëndruar në makinë, debatet mes tyre kanë nisur sapo dy vëllezërit janë afruar.
Sipas dëshmisë së autorit, i trembur nga një sulm i mundshëm i dy vëllezërve, ai ka nxjerrë armën tip kallashnikov duke shtënë për t’i trembur ata. Por arma i ka dalë jashtë kontrollit dhe një nga plumbat e ka zënë të riun në pjesën e poshtme të trupit (në ije), duke i marrë jetën pas pak çastesh. Sapo ka parë armën vëllai i viktimës është shtrirë në tokë, duke u shpëtuar plumbave.
Pas ngjarjes, autori është larguar me shpejtësi, ndërsa tentativa e familjarëve për t’i dhënë ndihmën e parë të plagosurit ka qenë e kotë, pasi ai pas pak minutash ka gjetur vdekjen.
“Kam qëlluar jo për t’i marrë jetën shokut, por për ta trembur. Debati ka nisur për 1.5 milionë lekë të vjetër, që m’i kishte borxh për makinën që i kisha shitur”, është shprehur para hetimorëve autori i arrestuar për krimin në Vranisht.
Sipas burimeve të Policisë, edhe vëllai i viktimës është marrë në pyetje dhe deklarata e tij ka përputhje me atë të autorit.

Previous Post

Dashuria kalon nga…, hunda

Next Post

Pse femrat janë të prirura të tradhtojnë…?!

admin

admin

Next Post
Pse femrat janë të prirura të tradhtojnë…?!

Pse femrat janë të prirura të tradhtojnë...?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.