Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e mesditës së sotme në aksin Korçë- Bilisht. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Kuç i Zi.
Mësohet se një makinë është përplasur me një autobus. Paraprakisht raportohet për 3 të plagosur.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Kuç i Zi, ku një mjet tip autobus me drejtues shtetasin Xh.K është përplasur me një mjet tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin A.H.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona, drejtuesi i mjetit tip “Mitsubish” dhe 2 pasagjerët që udhëtonin në mjet.
Ata janë transportuar drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.











