• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOSJA/ Prokuroria zbardh vrasjen midis shokësh në Vranisht

admin by admin
14 November, 2016
in Kronika
0
DOSJA/ Prokuroria zbardh vrasjen midis shokësh në Vranisht
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Marjo Ribaj

Prokuroria ka kërkuar sot masën e sigurisë “Arrest në burg” për të dyshuarin e vrasjes së shokut, pak ditë më parë, në Vranisht të Vlorës.
Sipas Prokurorisë, në datë 11. 11. 2016. policia gjyqësore ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Marjo Ribaj dhe Endri Pango, të datëlindjes 1994 dhe 1988, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja e lëndëve narkotike”.
Nga veprimet e para hetimore  rezultoi se:
Më datë 11.11.2016., rreth orës 11.30 në Sallën e Drejtim-Komandimit pranë D.V.Policisë Vlorë, është njoftuar se në fshatin Vranisht  të rrethit të Vlorës, shtetasi Marjo Ribaj ka vrarë me armë zjarri shtetasi Fabion Veizaj, banor i fshatit, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të plagëve të marra.
Shtetasit Marjo Ribaj, i vtl.1994, dhe Fabion Veizaj, i vtl.1994, kanë patur njohje me njëri-tjetrin, si bashkëfshatarë. Në muajin Shtator 2016, shtetasi Mario Ribaj i ka shitur një automjet të markës Opel Frontera, ngjyra vishnjë, model i vjetër shtetasit Fabjon, por nga ana e këtij të fundit nuk është bërë shlyerja e detyrimit financiar. Më datë 10.11.2016. në mbrëmje, Mario i ka telefonuar Fabionit, duke i kërkuar shlyerjen e detyrimit për blerjen e makinës, por ai i është përgjigjur ashpër, duke i thënë se lekët i kishte por nuk donte t`ia jepte, përgjigje pas të cilës Marjo i ka thënë se do shkonte t`i merrte makinën.
Të nesërmen më datë 11.11.2016. rreth orës 09.00, Mario, së bashku me shtetasin Endri Pango, shok i tij, janë nisur me makinën e markës Fiat Punto, me ngjyrë të bardhë me targa italiane në pronësi të shtetasit Marjo Ribaj, në drejtim të fshatit Vranisht. Në pjesën e pasme të sediljes së makinës, shtetasi Mario Ribaj, mbante një armë zjarri automatike.
Kur kanë mbërritur tek banesa e shtetasit Fabion Veizaj, fillimisht kanë gjetur e komunikuar me të vëllain e Fabjonit, shtetasin Klaus Veizaj, e më pas aty ka mbërritur Fabjoni. Pas një debati të zhvilluar mes shtetasëve Fabjon Veizaj dhe Marjo Ribaj, ky i fundit është larguar për në drejtim të automjetit me të cilin ka ardhur, ka hipur në makinë së bashku me Endrin, e ka ndezur atë dhe janë nisur, por janë penguar nga Fabioni i cili u ka dalë përpara makinës duke mos dashur që ata të iknin. Në këtë kohë, shtetasi Mario Ribaj, ka marrë armën e zjarrit automatike që mbante në automjet dhe duke drejtuar automjetin me dorën e djathtë, ka nxjerrë automatikun dhe ka qëlluar disa herë nga automjeti i tij, në drejtim të shtetasëve Fabjon Veizaj dhe Klaus Veizaj, të cilët janë ndodhur vetëm disa metra më larg, duke shkaktuar si pasojë vrasjen e shtetasit Fabjon Veiziaj. Më pas ata janë larguar, në drejtim të një pylli të vogël ku kanë fshehur dhe armën e krimit në një shkurre. Gjatë veprimeve të shërbimeve policore, është bërë e mundur gjetja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të shtetasëve. Janë gjetur gjithashtu dhe sekuestruar arma e krimit, automatik model 56, e kalibrit 7.62 mm, si dhe 72 copë fishekë model 56 të kalibrit 7.62 mm, automjet i markës Fiat Punto, me targa AL 082 VS, i përdorur nga autorët. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Marjo Ribaj në fshatin Vranisht është sekuestruar 90 gram lëndë narkotike e dushuar si Cannabis Sattiva për të cilën shtetasi pretendoi se e kishte për përdorim vetjak.
I pyetur në lidhje me ngjarjen, shtetasi Marjo Ribaj, shpjegoi se në datë 08.09.2016. i ka shitur një automjet të markës Opel Frontera, model i vjetër,pa targa, me ngjyrë vishnjë, shtetasit Fabion Veizaj, nga fshati Vranisht i Vlorës për shumën e një milion e dyqind mijë lekëve. Fabioni nuk i ka paguar paratë ,duke i thënë se do i`a jepte në fund të muajit Shtator të këtij viti. Gjatë kësaj kohe shtetasi Marjo i ka kërkuar disa herë paratë, por Fabjoni i kishte thënë se ishte pak ngushtë nga ana ekonomike, por do t`i gjente dhe do t`ia jepte. Shtetasi Marjo e ka telefonuar përsëri në datë 10.11.2016 dhe i ka kërkuar paratë e shitjes së makinës, por Fabjoni i ka thënë i inatosur se lekët i kishte, dhe nuk donte t`ia jepte. Pasi ka marrë këtë përgjigje Marjo i ka thënë se do vinte të merrtë makinën. Të nesërmen së bashku me shtetasin Endri Pango, shok i tij, kanë vendosur të shkojnë në Vranisht dhe janë nisur nga Vlora rreth orës 09.30 me automjetin e markës Fiat Punto, në pronësi të Marjos. Në makinë në pjesën e pasme, nuk ka sedilje dhe brenda një thesi me ngjyrë të bardhë,Marjo kishte një armë zjarri automatike dhe 2 krehëra me fishekë.Pasi kanë mbërritur në Vranisht rreth orës 11.00 kanë shkuar tek shtëpia e Fabjonit ku ka vënë re qe makina që i kishte shitur Fabionit, ishte i parkuar përpara shtëpisë së tij.
Në oborrin e banesës ndodhej vëllai i Fabionit, shtetasi Klaus Veizaj, të cilit i ka kërkuar se ku ndodhej Fabioni. Ai e ka marrë në telefon dhe pas rreth 10 minutash ka ardhur Fabjoni. Sipas të dyshuarit, Fabjoni nuk u ka folur fare, por është futur direkt në banesën e tij, dhe pas pak ka dalë nga dera kryesore e banesës me një armë zjarri automatike në dorë të drejtuar prej Marjo dhe Endrit, dhe pasi i ka sharë ka gjuajtur 2 herë në tokë në drejtim të tyre. Në këtë kohë Klausi dhe Endri i kanë thënë që të hiqte armën.  Marjo dhe Endri janë futur tek automjeti i tyre për të ikur, kanë ndezur makinën, por fabjoni u ka dalë para makinës me automatikun drejtuar nga xhami i përparmë i saj dhe ka goditur kofanon e makinës me tytën e automatikut disa herë.
Marjo ka nisur makinën , ka ikur rreth 10-15 m, ka dëgjuar të shtëna arme zjarri që vinin në drejtimin e makinës, dhe në ecje e sipër shpjegon të ketë nxjerrë nga thesi armën automatike që kishte me vete dhe me dorën e djathtë ka qëlluar 4- 5 herë, por pa menduar drejtimin se ku po qëllonte. Pasi është larguar e ka parkuar makinën disa metra larg banesës së tij, dhe pasi ka fshehur armën është larguar së bashku me shtetasin Endri Pango. Në lidhje me bimën narkotike, të gjetur në banesën e tij ai shpjegoi se është e tij dhe e ka për përdorim personal.
Të njëjtat rrethana të faktit rezultojnë edhe nga deklarimet e shtetasit Endrit Pango.

fabion veizaj
Fabion Veizaj

Previous Post

Soros mbledh “bandën” për ti rimarrë pushtetin Trump

Next Post

FOTO & EMRI/ Abuzonte me të mitur, prokuroria kërkon 5 vjet burg trajnerit të futbollit

admin

admin

Next Post
FOTO & EMRI/ Abuzonte me të mitur, prokuroria kërkon 5 vjet burg trajnerit të futbollit

FOTO & EMRI/ Abuzonte me të mitur, prokuroria kërkon 5 vjet burg trajnerit të futbollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.