Një ngjarje e papritur ka ndodhur në ishullin grek të Chios. Një 19 vjeçar ka humbur jetën pasi u zu poshtë nga shtylla e koshit të basketbollit.Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve 19-vjeçari nuk mundi të mbijetonte.
I riu ndërroi jetë pak pas mesnatës së të dielës, dhe ngjarja është shoqëruar me debate të forta mbi sigurinë e pushuesve.
E gjithë ngjarja ndodhi në një fushë basketbolli në oborrin e Daskalopetra, ku shtylla u shemb në tokë duke zënë poshtë të riun. Për ngjarjen policia greke ka arrestuar kryetarin e bashkisë së Chios, Manolis Vournos.Ai po mbahet në komisariat dhe do të dërgohet në Prokurori mëngjesin e sotëm.











