Policia greke liroi pasi mbajti në arrest për disa orë dy shoferë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë për shkak se u kapën me “deliktin e Kristoforidhit”, transportonin shkronja shqip nga Shqipëria në Greqi.
Policia greke i arrestoi ata në Janinë pasi pasi gjeti se në makinat e tyre kishte libta shqip ku nuk mungonin edhe histori e hartave të Shqipërisë.
Dy shoferët, të identifikuar si Altin Tafa dhe Agim Asllani, u akuzuan fillimisht për shpërndarje të materialeve propagandistike.
Librat që po transportoheshin kishin në disa raste tekste sensitivë dhe materialet nuk ishin të vulosura dhe rrjedhimisht nuk konsideroheshin pako diplomatike.
Gjithashtu, këto materiale nuk kishin asnjë dokument shoqërues të Ministrisë së Jashtme shqiptare, ndaj, sipas palës greke, konsiderohet kundravajtje.
Cështja u zgjidh poas ndërhyrjes së ambasadës shqiptare në Athinë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Metarialet e kapura nga policia ishin mjete shkollore dhe libra për shkollat shqip në Greqi.











