Dy nga të dyshuarit për tërrorizëm që u arrestuan në Kosovë para ndeshjes me Izraelin kanë rrëfyer planin horror për të sulmuar stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, me të njëtën skemë si edh sukmi në sallën Bataclan në Paris. Sipas dëshmive ata fillimisht do të kidhinin eksploziv e dhe më pas me armë zjarri.

Pamje nga Bataclan ne Paris pak caste pas masakres se kryer nje vit me pare
Ky sulm do të kryhej gjatë mbërritjes së futbollistëve izraelitë, ndërkohë që grupi i të dyshuarve në Shqipëri do të ishin pjesa mbështetëse e terroristëve, citon topchannel burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Pas këtij njoftimi Prokuroria e Krimeve të Rënda do t’i dërgojë letërporosi Prokurorisë Speciale në Kosovë për t’i marrë të dhënat në rrugë zyrtare, së bashku me emrat e personave të tjerë të implikuar në Shqipëri në planin e sulmit të zbuluar nga përgjimet intensive jo vetëm të autoriteteve shqiptare, por edhe atyre të huaja.
Të katër të dyshuarit në Shqipëri, që mbahen në “arrest me burg”, nuk kanë pranuar të flasin duke mohuar çdo qëndrim të prokurorisë. Por ata shfaqen në komunikimet telefonike dhe në rrjetet sociale duke paralajmëruar se goditja do kryhej së shpejti.
Këta të fundit do të ishin mbështetës të celulës kryesore e cila do të vinte në funksionim edhe teknikat e kamikazëve.











