• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ekzekutimi me 12 plumba/ Vrasja e 40- vjeçarit në Durrës , dalin detaje të reja

droni by droni
3 August, 2019
in Kronika, Kryesore
0
Ekzekutimi me 12 plumba/ Vrasja e 40- vjeçarit në Durrës , dalin detaje të reja
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ekzekutimi i 40- vjeçarit me origjinë nga Tropoja dyshohet se është porositur nga jashtë Shqipërisë.

Kjo është pista kryesore që po heton Prokuroria e Durrësit lidhur me vrasjen e Feriz Bardhit. Mësohet se 40-vjeçari kishte konflikte të hapura në Itali, atje ku ishte i përfshirë në grupe kriminale që ushtrojnë aktivitetin e trafikimit të drogës.

Për këtë arsye, Bardhi kishte marrë masa për t’i paraprirë ndonjë atentati të mundshëm. Babai i dy fëmijëve, kohët e fundit lëvizte me makinë të blinduar. Por, ai u godit në një moment kur nuk e priste, në mes të ditës dhe në derën e vilës së tij që kishte blerë kohët e fundit në lagjen 18 të qytetit bregdetar.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, Bardhi ishte përfshirë në trafikimin e kokainës në Itali dhe kishte krijuar përplasje dhe konflikte me trafikantët atje. Pak orë pas ngjarjes, që tronditi qytetin e Durrësit të enjten e 1 gushtit, në një kohë që sezoni veror është në pikun e tij, Policia ka shoqëruar disa persona pas vrasjes së Bardhit, që kishte vetëm pak kohë që ishte zhvendosur nga Shën Vlashi, periferi e qytetit bregdetar, për të jetuar në Durrës.

Mes të shoqëruarve, janë edhe familjarë të viktimës dhe persona qe janë gjendur në vendin e ngjarjes në momentin e krimit si dhe disa prej shokëve me të cilët i riu shoqërohej kohët e fundit. Ata janë marrë në pyetje nëse kishin dijeni të ndonjë konflikti të tij kohët e fundit apo edhe më herët. Por, vrasja dyshohet për aktivitetin e drogës në Itali dhe hetuesit nuk shohin ndonjë shkak të mundshëm që lidhet me vendlindjen.

“Kemi shoqëruar një numër të madh personash që mund të kenë dijeni apo mund të na ndihmonin në hetimet që po kryejmë për ngjarjen. Mes tyre janë familjarë, të afërm, shokë me të cilët shoqërohej kohët e fundit dhe persona që u gjendën rastësisht në momentin e krimit. Por, sipas tyre, Ferizi nuk kishte probleme apo konflikte të hapura në Shqipëri.

Në këto kushte, dyshojmë se porosia për vrasjen e tij ka ardhur përtej Adriatikut, ku na rezulton se ka pasur probleme”, thanë burime nga grupi hetimor.
Në vendin e krimit nuk ka pasur kamera sigurie, gjë e cila vështirëson akoma edhe më shumë punën për identifikimin e dy personave që morën pjesë në vrasjen e 40- vjeçarit.

Vetë Ferizi do të vendoste kamerat e sigurisë në vilën e sapoblerë, por teknikët nuk kishin ardhur për të bërë montimin e tyre.
Mospraninë e kamerave e kanë pikasur edhe ekzekutorët, të cilët krimin e kryen në derën e shtëpisë. Si duket, ata e kanë mbajtur nën vëzhgim Bardhin, i cili sapo ishte kthyer në shtëpi, duke parkuar makinën e blinduar disa metra larg banesës.

Ekzekutorët nuk kanë vepruar në këtë moment, pasi ngjitur më vilën e Bardhit po punonin disa punëtorë në një objekt të ri.

Ata e kanë lënë të futej brenda në vilë dhe, pasi kanë pritur disa minuta, e kanë thërritur në emër. Në momentin që Bardhi doli, ata e pyetën nëse ishte ai dhe e qëlluan me 12 plumba. Autorët dyshohet se kanë djegur automjetin me të cilin u larguan pranë vendit të quajtur Ura e Gjolës në Fushë-Krujë, brenda së cilës janë gjetur edhe armë.

Feriz Bardhi është arrestuar në vitin 2012 bashkë me Arif Qelinë. Ata u kapën me një makinë “BMW X6”, të cilën Qelia e kishte marrë nga kompania ku punonte. Brenda në makinë u gjet një sasi prej 700 gramësh kokainë e pastër, e cila në treg do të kapte një vlerë prej 100 mijë eurosh. Sipas hetuesve italianë, ata nuk ishin shpërndarës të thjeshtë, por një shkallë më lart.

Tags: Durresvrasje
Previous Post

Spahia i përgjigjet Valdrin Pjetrit:Nëse nuk ndjen detyrim t’i shpjegoje 5% që e votoi se pse është non grata në Itali,atehere situata është shumë më rëndë

Next Post

KSAMIL/ “Na qëlluan me pistoletë”, Roza Lati tregon si e goditën aktorin e saj

droni

droni

Next Post
KSAMIL/ “Na qëlluan me pistoletë”, Roza Lati tregon si  e goditën aktorin e  saj

KSAMIL/ “Na qëlluan me pistoletë”, Roza Lati tregon si e goditën aktorin e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.