Kryetari I FRPD Belind Kellici ne nje postim ne facebook thekson se nese kryen nje krim, trafik droge apo korrupsion dhe je pjese e Rilindjes, nuk shkon ne burg por merr post te larte.
Postimi I plote:
Nese kryen nje krim, trafik droge apo korrupsion dhe je pjese e Rilindjes, nuk shkon ne burg por merr post te larte. Keto jane kriteret e Edi Rames per drejtuesit e qeverisjes se tij.
Rasti me i fundit eshte ai i kryetarit te FRESSH Kolonje, Pandi Cunge. Me 28 qershor ai qelloi me thike nje 35 vjeçar, pasi kishte ofenduar ne faqen e facebook, kandidatin e PS ne Kolonje, Erion Isai.
Ai nuk u denua, perkundrazi u emerua ne detyre te larte si Administrator i Njesise Administrative Qender. Keto jane standartet, keshtu vepron ligji per Edi Ramen dhe kriminelet e tij rilindas!













