Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump dhe Presidenti rus Vladimir Putin kanë komunikuar me njëri tjetrin në telefon, sipas Kremlinit.
Z.Putin i uroi Z.Trump “sukses në implementimin e programit të tij të zgjedhjeve” gjatë bisedës telefonike.
Lideri rus shtoi se ai ishte gati të niste dialogun me administratën e re bazuar në “parimet e barazisë”.
Z.Trump ka shprehur vazhdimisht admirim për Z.Putin.












