Policia greke vuri në pranga një 44- vjeçar shqiptar në gjendje të dehur.
Arrestimi i tij ka ardhur pasi ka shkuar në shtëpi duke rrahur dhe kërcënuar me thikë nënën e tij.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lamia.
Kur policia ka mbërritur në vendngjarje djali kishte kërcënuar edhe ata me thikë derisa e kanë kapur me forcë dhe e kanë arrestuar.
Sipas mediave, autori është arrestuar pasi e moshuara mori në telefon policinë.











