Një zjarr ka përfshirë një banesë në Sarandë, në një pallat në lagjen nr. 4 në qytetin bregdetar që në muajt e verës është i mbipopulluar.
Flakët mësohet se kanë ardhur si pasojë e ndezjes së zjarrit në oxhak për të bërë zgarë nga familjarët.
Situata ka dal nga kontrolli dhe është dashur ndërhyrja e shërbimit të zjarrëfikëses për të vënë flakët nën kontroll.
E gjithë familja ka qenë në banesë dhe fatmirësisht ka pasur vetëm dëme të vogla materiale nga flakët.












