Këtë fundjavë, situata e motit parashikohet të destabilizohet sërish. IGJEUM ka përcjellë parashikimin e motit nga ku lajmëron se në fundjavë pritet të ketë disa reshje shiu të dobëta si dhe erë të fortë kryesisht në pjesën e dytë të ditës.
Parashikimi i motit sipas Instituti të Gjeoshkencës:
Sot pasdite (e premte, dt.02) dhe nesër (e shtunë, dt.03), në përgjithësi, priten reshje të dobëta.
Në zona të kufizuara të qarqeve mund të shfaqen reshje në formën e shtrëngatës, por më të mundshme në qarqet e veriut dhenë qendër, sidomos në zonat malore (dhe ato pranë tyre).
TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 22 / 31 °C
në vendet e ulëta: 24 / 34 °C
në vendet malore: 17 / 32 °C.
ERA
Sot pasdite (e premte, dt.02) dhe nesër (e shtunë, dt.03) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve (për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në bregdet.











