Një ngjarje e me protagonistë dy 17-vjeçarë, ka përfunduar me plagosjen e njërit me thikë, nga tjetri.
Policia e Divjakës ka bërë ët ditur se ka arrestuar të riun me inicialet E. P., banues në fshatin Karavasta e Re. Sipas policisë 17-vjeçari ka tentuar të vrasë me thikë bashkëmoshatarin A. B.
Ka qenë një sherr në “Facebook” mes dy të rinjve, i cili ka përfunduar në përleshje me thika.
I plagosuri ka marrë tre goditje me thikë, në shpatull. Ai është jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Lushnjës.
Mbi 17-veçarin E. P., rëndon akuza vrasje e mbetur në tentativë.











