• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gazeta e njohur gjermane, publikon një shkrim për çështjen e Teatrit Kombëtar

droni by droni
31 July, 2019
in Kronika, Kryesore
0
Gazeta e njohur gjermane,  publikon një shkrim për çështjen e Teatrit Kombëtar
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“TagesZeitung” , Gazeta e njohur gjermane, ka referuar  një shkrim për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Autorja e shkrimit është Lindita Komani, shkrimtare dhe përkthyese, anëtare e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Ajo ka studiuar për ekonomi në Grac të Austrisë.

Shkrimi i plotë me titull: “Lufta e popullit për një teatër”
Këtu vjen era braktisje. Koha duket se ka ndalur në Teatrin e Tiranës që nga fundi i sezonit 2017/2018. Rekuizitat nga shfaqja e fundit janë ende në skenë, aq sa duket sikur njerëzit janë larguar me nxitim nga godina.

Por përpara Teatrit Kombëtar të Shqipërisë protestohet për mbi një vit e gjysmë, fillimisht çdo javë, më pas çdo ditë. Për më shumë se një javë, artistë dhe qytetarë e mbrojnë godinën 24 orë nga kërcënimi për prishje. Një poster i madh me mbishkrimin “Monument kulture, mbrohet nga populli” mbulon pjesën më të madhe të fasadës.

Më 24 korrik në mëngjes, situata kërcënoi të përshkallëzohej për herë të parë, policia përdori forcën kundër protestuesve.
Aktori, skenaristi dhe regjisori i njohur shqiptar, Edmond Budina u sulmua dhe tërhoq nga dhjetëra policë në oborrin e Teatrit Kombëtar, pa asnjë paralajmërim, vetëm sepse ishte afër ndërtesës së teatrit. Një kthesë e papritur, e cila ndër të tjera bëri që artistë dhe qytetarë të pushtonin teatrin 2 orë më vonë për të ndaluar përfundimisht planin e qeverisë për prishjen e teatrit.

Afera ka të bëjë me truallin për ndërtim
Aktorët dhe regjisorët e përfshirë në protestë, krahas Edmond Budinës janë edhe Robert Budina, Neritan Liçaj dhe Adriana Tolka, janë në ballë të protestave. Kiço Londo, drejtor i Teatrit Eksperimental, është gjithmonë aty. Shkrimtarë, gazetarë, arkitektë, historianë, ekspertë juridikë, pedagogë dhe qytetarë të profesioneve të tjera janë përfshirë që nga fillimi.

Për më shumë se një vit, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përpiqen që të rrënojnë Teatrin Kombëtar. Çështja rrotullohet tek toka publike rreth kësaj ndërtese. 8500 metra katrorë do i dorëzohen një kompanie private. Qeveria argumenton se nuk ka mjetet financiare për të rinovuar teatrin. Prandaj ajo i lejon një kompanie private të ndërtojë gjashtë pallate të larta dhe një qendër tregtare, ndërsa teatrin modern do e ngrejë me kostot e saj.

Projekti do të realizohet si pjesë e një partneriteti publik-privat (PPP). Partner është firma daneze e arkitekturës, Bjarke Ingels Group. Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë kritikuar vazhdimisht praktikën e partneriteteve të tilla në Shqipëri për mungesë transparence.

Një ligj special i dyshimtë
Në fund të shtatorit 2018, parlamenti shqiptar miratoi një ligj të veçantë posaçërisht për këtë projekt, i cili bën të mundur shitjen e tokës publike pa tender tek një investitor privat. Disa ekspertë juridikë e cilësojnë këtë antikushtetuese. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk pranoi ta nënshkruajë atë. Më 24 korrik, ai depozitoi dosjen e plotë të Teatrit Kombëtar në Gjykatën Kushtetuese. Sidoqoftë, Gjykata Kushtetuese nuk ka funksionuar për më shumë se një vit.

Me kërkesën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, të themeluar në mars të vitit 2018, Komisioni Europian i ka dërguar 15 pyetje qeverisë shqiptare në lidhje me këtë ligj të veçantë. Ndër të tjera, Komisioni pyet se përse një kompani private u porosit për të realizuar projektin pa konkurrencë dhe përse kontrata ishte hartuar në formën e një ligji specifik me kriteret e duhura për përzgjedhjen e një kompanie private.

Kultura shqiptare
Deri në vitin 2017, Teatri Kombëtar në Tiranë ishte një ndërtesë e mbrojtur. E ndërtuar në vitin 1939 nga arkitekti italian, Guilio Berte në një stil futuristik, kjo ndërtesë është djepi i institucioneve kulturore të Shqipërisë. Aty u hap kinemaja e parë, Instituti i parë për Studime Shqiptare, Klubi i parë i Shkrimtarëve dhe këtu i zhvilluan shfaqjet e para profesionale teatrore.
Me një vendim të vitit 2017, qeveria shfuqizoi mbrojtjen si monument. Edhe atëherë, artistë dhe arkitektë të njohur protestuan kundër.

Kjo u konfirmua së fundmi edhe me deklaratat e mbështetjes nga OJQ ndërkombëtare për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore si Europa Nostra dhe Shoqata Ndërkombëtare për Dokumentimin dhe Ruajtjen e Strukturave dhe Ansambleve Urbaniste Moderniste (Docomomo).

Një tjetër sukses i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ishte që e shtunën e kaluar u luajt për herë të parë përsëri në skenën e mbrojtur nga artistë dhe qytetarë të Teatrit Kombëtar. Mehdi Malkaj, një nga aktorët që mbështesin protestat që nga viti 2018, bëri që publiku të qante dhe të qeshte në një sallë të mbushur plot e përplot me njerëz. Në fillim të shfaqjes, pati thirrje: “Rroftë Teatri”, “Poshtë diktatura”, “Rroftë liria!”.

Tags: gazetegjermaneShkrimteatri
Previous Post

Basha poston mesazhin me video: Ja si mashtron hajduti psiqik për Teatrin

Next Post

VIDEO/ Rrëfehet Lul Caka: Më shkatërruan,do kthehem në kriminel, por do hakmerrem…

droni

droni

Next Post
VIDEO/ Rrëfehet  Lul Caka: Më shkatërruan,do kthehem në kriminel, por do hakmerrem…

VIDEO/ Rrëfehet Lul Caka: Më shkatërruan,do kthehem në kriminel, por do hakmerrem…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.