Detaje të reja janë zbuluar sot lidhur gomonen e djegur ditën e djeshme, në brigjet e Vlorës. Sipas burimeve të policisë në afërsi të vendit ku u gjet gomonia, janë sekuestruar rreth 224 kg lëndë narkotike.
Operacioni u zhvillua gjatë mëngjesit të ditës së djeshme, pasi mjetet detare të Policisë Kufitare Vlorë e Dhërmi dhe të Guardia di Finanza-s, u vunë në ndjekje të një mjeti lundrues.
Mjeti tip gomone me gjatësi 12 metra, me dy motorë të markës “Mercury” me fuqi motorike 350 hp, u gjet i djegur plotësisht, ndërsa në bordin e mjetit vazhdonte të digjej një lëndë e dyshuar kanabis sativa.
Në vendin përreth gomones gjendej e përhapur dhe në thasë sasia tjetër e kanabisit dhe qese plastike të ambalazhuara me mbishkrime në gjuhën Italiane.
Policia njofton se po vijon krehjen e zonës për kapjen e personave të dyshuar.












