• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Teatri, Kryeministri dhe minoranca e zhurmshme në mes

droni by droni
30 July, 2019
in Kronika, Kryesore
0
Mustafaj: Rama nuk di si funksionon trupa diplomatike, investimet e huaja mungojnë për shkak të korrupsionit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përplasja e ditëve të fundit midis artistëve, që janë prej afro dy vjetësh në mbrojtje të Teatrit Kombëtar dhe shtetit ishte e dhunshme, por edhe më e shëmtuara gjatë gjithë kësaj historie plot tension. Mbarë opinioni ynë publik pa Policinë e Shtetit tek brutalizonte disa nga artistët tanë më të shquar të skenës dhe të ekranit. Por Kryeministri Rama e shprehu përsëri vendosmërinë e tij për t’i shkuar deri në fund qëllimit të vet për prishjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

“Një minorancë e zhurmshme”, i quajti ai mbrojtësit e Teatrit. Përtej arrogancës dhe përçmimit, që është në stilin e Kryeministrit kur u drejtohet kundërshtarëve, me një përcaktim të tillë Rama e zhvendosi qëllimisht ligjërimin publik rreth kësaj çështjeje në hapësirën e gjuhës politike. Ai na tha, pra, se për të prishja e kompleksit historik dhe kulturor të Teatrit Kombëtar është qëllim mirëfilli politik. Në vazhdim, përgjigjja që do të marrë ai nga kundërshtarët duhet të jetë detyrimisht politike.

Mbrojtësit e organizuar të Teatrit, kryesisht njerëz me jetën profesionale të lidhur drejtpërdrejt me skenën, janë përpjekur gjatë gjithë kësaj periudhe dhe ia kanë arritur që kauzën e tyre ta mbajnë jashtë politikës partiake. Ma merr mendja se kanë pasur dy arsye të respektueshme. Për parim, ata kanë besuar se një projekt i tillë i dëmshëm ishte sigurisht pasojë e politikës (qeverisë), por në përmbajtjen e tij nuk është politik.

Që do të thotë se, duke e mbajtur mbrojtjen e Teatrit jashtë politikës partiake, qëndrimi i Aleancës për Teatrin ishte i ndershëm dhe krijonte rrethanat praktike për një mbështetje horizontale, përbashkuese të opinionit publik. Sipas tyre, me të drejtë, mbrojtja e Teatrit ishte mbrojtje e një interesi të lartë publik.

Nga ana tjetër, duke përcaktuar një qëndrim të tillë apolitik, Aleanca për Teatrin, si në përgjithësi ajo pak shoqëri civile serioze që kemi, udhëhiqej instinktivisht edhe nga frika se politika partiake mund ta përvetësonte e ta përdorte për aksionet e veta këtë kauzë, duke e shpërfytyruar gjithsesi.

Veprimi i Ramës për ta zhvendosur edhe këtë përplasje deri tani sociale dhe kulturologjike drejt politikës partiake më duket krejt i vetëdijshëm. Gjithë metoda e tij qeverisëse qysh në vitin 2013 kur erdhi në pushtet është e mbështetur fort e më fort mbi polarizimin e shoqërisë. Unë po abstragoj në këtë analizë nga akuza që i është bërë edhe këtë herë si “peng i korrupsionit”. Me aq sa e njoh unë Edi Ramën prej afro 40 vjetësh, ai nuk mbahet peng i marrëveshjes, qoftë kjo edhe e paguar. Ai nuk ka as turp e as frikë për të marrë paratë e ta lërë pastaj paguesin me gisht në gojë. Por kjo është tjetër gjë

. Edi Rama, pra, si Kryeministër dhe udhëheqës politik ndihet rehat vetëm përballë një opinioni publik të polarizuar maksimalisht dhe doemos me emocione të ngritura mundësisht deri në urrejtje për njëra-tjetrën. Përveç shumë të tjerave, me një mënyrë të tillë drejtimi gjatë këtyre gjashtë vjetëve në krye të qeverisë, ai i ka bërë një dëm shumë të madh kulturës demokratike të shoqërisë sonë, duke e kthyer tranzicionin postkomunist në shumë aspekte në nivelet e vitit 1991.

Me mbajtjen e kauzës së vet jashtë veprimtarisë së përditshme të partive politike, “Aleanca për Teatrin Kombëtar” ia pat arritur deri diku t’i bashkonte shumë nga emrat më të rëndësishëm të botës shqiptare të artit, të mediave e të librit, pavarësisht simpative apo edhe rreshtimeve të tyre në skakierën politike kombëtare.

Që do të thotë se në mbrojtje të Teatrit kanë dalë herë pas here edhe simpatizantë të së majtës apo edhe të Edi Ramës personalisht. Madje, edhe personalitete të tilla si Maks Velo, për shembull, të cilin e kemi parë e dëgjuar më shumë se një herë gjatë viteve të shprehet publikisht në mbështetje të projekteve kontroverse të Edi Ramës, qoftë si ministër Kulture, qoftë si kryetar i Bashkisë së Tiranës e qoftë si Kryeministër i Shqipërisë. Në shoqërinë tonë, ende tejet të politizuar, një bashkim transversal si ky nuk është arritur as kur ka qenë fjala për të kundërshtuar rritjen e taksave apo rritjen e çmimit të energjisë elektrike, kauza këto, të cilat apriori duhet të jenë shumë më popullore se kundërshtimi i prishjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

Parë nga kjo anë, mbrojtja e Teatrit po shërbente edhe për t’i dhënë një vetëdije të re qytetarie posaçërisht opinionit publik të kryeqytetit në sjelljen ndaj interesit publik. Dhe ky do të ishte një sukses më vete për Shqipërinë e sotme. Parë në perspektivën e integrimit, edhe pse nuk shkruhet në “detyrat e shtëpisë” që na ka lënë Komisioni Europian, një vetëdije e tillë qytetarie është e domosdoshme që vendit tonë t’i çelen negociatat e shumëpritura.

Me sa duket, pikërisht ky bashkim transversal i opinionit publik rreth një kauze krejt jashtë kontrollit të tij politik dhe administrativ, e ka shqetësuar shumë Kryeministrin Rama. Sepse është një bashkim, i cili i bie ndesh skemës së polarizimit të skajshëm, me ballafaqim të ashpër, mundësisht në një atmosferë të helmatisur me urrejtje, brenda së cilës ai ndihet i fortë, i motivuar.

Dhe u hodh në sulm siç ai di për ta prishur. Fill pas mallkimit të “minorancës së zhurmshme”, ai postoi në rrjetet sociale një kumt të dytë drejtuar “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, por për t’u dëgjuar nga të gjithë e ku e shtjellon më tej stratagjemën e tij: “Zoti ju shtoftë inatin, që ne të na shtojë takatin”.

Në gojën e çdo udhëheqësi tjetër të lartë politik në një vend të vërtetë demokratik, kjo do të ishte një gjuhë e papranueshme si parapolitike, me pasoja përçarëse. Por jo në gojën e Edi Ramës. Ai po acaron emocionet e njerëzve, për t’i bërë ata të manipulueshëm, duke i shtyrë drejt polarizimit, i cili pastaj kthehet detyrimisht në rreshtim politik. Mbetet për t’u parë sa do t’ia arrijë.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar duket, megjithatë, se e kuptoi shpejt manovrën e rrezikshme të Kryeministrit. Ajo u çlirua sakaq nga ngurrimet e veta për të bashkëpunuar me politikën partiake (opozitare). Ajo hodhi një hap të parë inteligjent, duke nënshkruar një marrëveshje me koalicionin opozitar, të tillë që nuk e vendos kauzën e Teatrit në shërbim të luftës së këtij koalicioni për pushtet, por çel një perspektivë, ku rezultatet e kësaj lufte politike do të viheshin në shërbim të kauzës së Teatrit.

Kësisoj, kjo Aleancë vazhdon të ruajë identitetin e vet atipik, ku edhe qëndron forca e saj mobilizuese, i çel rrugën bashkëpunimit me politikën në emër të interesit të përgjithshëm dhe mbetet e hapur për ta zgjeruar pareshtur bashkimin transversal të opinionit publik.

Tags: besnikmustafaj
Previous Post

Memaliaj/ Ngjarje kriminale, dhunohet gazetari i mirënjohur

Next Post

Fuga: Dua një Teatër luksoz, të ruhen fasadat ekzistuese

droni

droni

Next Post
Fuga: Dua një Teatër luksoz, të ruhen fasadat ekzistuese

Fuga: Dua një Teatër luksoz, të ruhen fasadat ekzistuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.