• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRI & PRONAT/ Krimet e Rënda sekuestrojnë pasuritë e trafikantit të drogës

admin by admin
16 November, 2016
in Kronika
0
EMRI & PRONAT/ Krimet e Rënda sekuestrojnë pasuritë e trafikantit të drogës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, Gjykata ka vendosur sekuestro mbi 13 prona të paluajtshme, vlera e të cilave arrin në 500 mijë euro sipas çmimeve të referencës, në pronësi të shtetasit Ilir Koçiaj, i dënuar për trafik lëndësh narkotike, në kuadër të operacionit të koduar “Poter-Al”.
Hetimi pasuror ndaj Koçiajt ka nisur fillimisht nga Prokuroria e Elbasanit, pasi ai u dënua me 10 vjet e 8 muaj burgim nga Gjykata për Krime të Rënda, për kryerjen e veprës penale “trafikimi i narkotikëve”, të kryer në formën e organizimit. Ai është shpallur fajtor pasi, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike nga Hollanda në Itali, në disa episode, të cilat kanë ndodhur në vitin 2003.
Nga veprimet hetimore të kryera fillimisht nga Prokuroria e Elbasanit, rezultuan se në emër të shtetasit Ilir Koçiaj figuronin 11 njësi tregtare në Elbasan dhe 2 apartamente në Tiranë, të cilat dyshohet se kanë prejardhjen nga veprimtaria kriminale e tij. Gjykata e Elbasanit, me kërkesë të prokurorisë, vendosi fillimisht sekuestro preventive mbi këto prona dhe më tej, çështja iu delegua për hetime të mëtejshme Prokurorisë për Krime të Rënda, në kuadër të ligjit të njohur si “Antimafia”.
Në bazë të veprimeve proceduriale të Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton se, të gjitha pasuritë e paluajtshme në Elbasan ndodhen në të njëjtin pallat, në lagjen “Aqif Pasha”, i cili është ndërtuar me lejë ndërtimi të miratuar në vitin 2004, ku shtetasi Bashkim Koçiaj (vëllai i Ilir Koçiaj) ka qenë bashkë-investitor, në masën 55 % në ndërtimin e pallatit.
Titulli i pronësisë së pasurive të paluajtshme të mësipërme është fituar nga shtetasi Ilir Koçiaj me anë të kontratës së dhurimit datë 03. 07. 2012 , të lidhur me vëllanë e tij Bashkim Koçiaj.
Ndërsa pasuritë e llojit apartament, të cilat ndodhen në rruga “Dervish Hima”, në Tiranë, janë fituar në vitin 2012, në bazë të kontratave të shit-blerjeve, me një çmim total rreth 75 mijë euro.
Nga aktet procedurale të hetimeve paraprake krijohen dyshime të arsyeshme se pasuritë e paluajtshme të mësipërme të regjistruara në pronësi të shtetasit Ilir Koçiaj janë pasuri të krijuara si rezultat i veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.
Ekzistojnë dyshime se shtetasi Ilir Koçiaj ka investuar në ndërtimin e pallatit të mësipërm nëpërmjet vëllait të tij, shtetasit Bashkim Koçiaj, dhe në përfundim të ndërtimit të pallatit ky i fundit i ka kaluar pronësinë e pasurive nëpërmjet kontratës së dhurimit.
Janë kryer verifikimet pasurore ndaj shtetasve Ilir Koçiaj dhe Bashkim Koçiaj dhe nuk rezulton që ndonjë nga këta shtetas apo familjarët e tyre të kenë ushtruar ndonjë aktivitet tregtar në kohën e kryerjes së ndërtimit, apo të kenë realizuar të ardhura në ligjshme, në mënyrë që shtetasi Bashkim Koçiaj të justifikojë shpenzimet e investimit të kryer në lidhje me ndërtimin e pallatit apo që shtetasi Ilir Koçiaj të justifikojë shumat e paguara për blerjen e dy apartamenteve të banimit në rrugën “Dervish Hima”, Tiranë.
Për këto arsye, në bazë të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (“Antimafia”), Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi sekuestrimin e pasurive të regjistruara në emër të Ilir Koçiaj, kërkesë e cila u miratua nga Gjykata për Krime të Rënda para pak ditëve.

Previous Post

PËRGJIMI/ Një ministër i Ramës kapet duke “bërë pazare” për emërime partiake

Next Post

SKANDAL/ Deputetët e PS-së i bëjnë presion stafit të Kuvendit

admin

admin

Next Post
SKANDAL/ Deputetët e PS-së i bëjnë presion stafit të Kuvendit

SKANDAL/ Deputetët e PS-së i bëjnë presion stafit të Kuvendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.