Image GalleryTashmë imazhin e Arditit do ta hasni në të gjithë Tiranën.
I riu 17-vjeçar humbi jetën duke punuar në landfillin e Sharrës, ndërsa imazhet e tij janë vendosur në zona të ndryshme të Tiranës shoqëruar me tekstin “Censuruar”.
Është grupi anonim “Çeta” ai që ka marrë një nismë të tillë, ndërsa veprimi i tyre vjen pas mbylljes së emisionit investigativ “Publicus” për ngjarjen e Sharrës, ndërkohë që Bashkia e Tiranës po tenton ta censurojë kudo vrasjen e Arditit.
Në reagimin e publikuar nga grupimi “Çeta”, dënohet censura mediatike për këtë rast dhe trajtimi që i bëhet punëtorëve në Shqipëri.












