Problematika në vendin tonë janë shumë, nga ato më rëndësi të madhe e deri tek ato që kanë përmasa me te vogla, por sërish shqetësuese.
Aktori i humorist Florjan Binaj ka reaguar së fundmi lidhur me sigurinë ushqimore e cila në Shqipëri për fat të keq mungon. Duke nxjerrë një foto të shalqirit me përqindje të lartë nitrati, aktori bën apelin e rëndësishëm.
‘Sikur qeveria dhe pushteti të ruante shëndetin e qytetarëve me të njëjtën vendosmëri që ka përtë prishur teatrin , kushedi sa mirë do ishim. Mos e ushqeni as veten as fëmijën tuaj me ushqime kancerogjen’ ka shkruajtur në status aktori.













