Më herët Sali Berisha dhe Klevis Balliu denoncuan informacionet e fundit nga Unaza e Re, ku thuhej sipas dëshmive se policia kishte nisur nga arrestimet dhe nga dhuna.
Së fundmi, sic raportohet këto informacione janë vërtetuar, pasi policia ka arrestuar babë e bir. Pas përplasjeve gjatë mbrëmjes së djeshme janë vënë në prangat e uniformave blu baba e bir, Maliq dhe Eduart Ferhati.
Ata janë shoqëruar në drejtorinë e Policisë Tirane. Ndërsa mësohet se janë shpallur në kërkim dhe 6 banorë të tjerë të Unazës.
Banorët kanë disa muaj që protestojnë kundër projektit që rrezikon shembjen e banesave të tyre, kauzë e cila është mbështetur dhe nga opozita.
(vijon..)












