Ka disa ditë që situata në godinën e teatrit Kombetar vijon të jetë e tensionuar dhe artistët janë mobilizuar për ta mbrojtur. Shkak eshte bërë një urdhër i ministrisë së Kulturës ne te cilen kerkohej zbrasja e godinës.
Lideri demokrat Basha ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale, teksa e quan projekt grabitqar duke zbardhur dhe qellimin e vërtetë.
Basha thotë qartë se gropa qe do te hapet ne truallin e teatrit do te jete gropa e tyre.
REAGIMI I BASHES
Projekti i teatrit kombëtar është projekt kriminal grabitqar. Ai ka vetëm një qëllim: grabitjen nga Rama të dhjetëra milionave euro. Njësoj si projekti i stadiumit, ku Edi Rama është pronari i vërtetë i gjysmës tij. Njësoj si projekti i unazës ku Edi Rama do vjedhë miliona euro. Një hajdut psiqik që nuk ngopet pa vjedhur të gjithë Shqipërinë.
Dua t’i them troç çdo arkitekti të huaj e vendas, çdo funksionari, çdo drejtuesi nga më i parëndësishmi tek Edi Rama se do të përgjigjen para drejtësisë për këtë korrupsion masiv dhe krimin që po i bëjnë pasurive dhe parave publike.
Atyre që mendojnë se do të ndërtojnë, dua t’ju them se ndërtimi do të jetë burgu i tyre. Dua t’u them qartë: gropa që mendojnë se do të hapin në truallin e teatrit do të jetë gropa e tyre.











