Ka patur shumë nga ata që e kanë mbështetur dhe perkrahur Ramush Haradinajn, ndërsa dorëheqjen e tij e kanë konsideruar gjest burrërie.
Në një postim së fundmi, dhe kreu i FRPD, Belind Këlliçi, ka reaguar duke shkruar se gjesti i tij ishte një leksion demokracie.
“Doreheqja e Ramush Haradinajt eshte nje leksion demokracie. Ne lufte familja Haradinaj nuk kurseu asgje per lirine e Kosoves, e sot ne paqe serish e para vjen Kosova per te.
Komandant Ramushi do te mbroje serish nderin e luftetareve te UCK-se, do ti faktoje botes luften e saj te drejte dhe do deshmoje se Kosova, amaneti i qindra te reneve per liri, do te mbrohet, ruhet e forcohet”, shkruan Këlliçi.











