Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja është regjistruar katër muaj më parë. Vetë ministri ka dhënë detaje rreth atij regjistrimi gjatë fjalës së tij në parlament.
“Audio është bërë më 8 korrik. Pse do të priste për 4 muaj. Një pjesë e bisedës është shkurtuar, gjejeni vetë se cfarë është shkurtuar, pasi unë e kam audion që në fund të korrikut.
Drejtori është shkurtuar sepse pagoi një person tre muaj pa shkuar asnjë ditë në punë”.











