Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë jozyrtare në Turqi, ku është takuar me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.
Lajmi është bërë i ditur nga kreu i qeverisë nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”, ku ka publikuar një foto me kreun e shtetit turk.
“Në mikpritjen e Presidentit Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris”, shkruan Rama bashkëngjitur fotos në postimin e tij.
Takimi mes dy liderëve është zhvilluar në rezidencën verore të Erdogan në Marmaris , qytet në brigjet e rivierës turke.
Arsyeja e kësaj vizite të papritur, si edhe temat e tryezës informale të diskutimit, nuk dihen ende.
Takimi i kryeministrit shqiptar me presidentin turk vjen pak ditë pas takimit Meta-Erdogan në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore (SEECP) që u mbajt një javë më parë në Bosnje-Hercegovinë,











