Pas perfundimit te votimeve qeveria ka hequr dore nga shtyrja e afatit te lkartave te identitetit dhe pasaportave qe u perfundon afati ne 2019.
Në një postim në Twitter, Lleshaj thotë se qytetarët duhet të shkojnë në qendrat përkatëse për të aplikuar për dokumentet e rinj të identitetit.
Ministi Lleshaj në twitter:
Kartat e identitetit dhe pasaportat janë në prag të skadimit për shumë qytetarë. Nga fillimi i tetorit ato që skadojnë këtë vit nuk do të mund të përdoren më, nëse nuk shoqërohen me dokumentin e aplikimit.
Të gjithë duhet të NXITOJNË sot, që të mos BEFASOHEN nesër, kur të ndalohen për të udhëtuar jashtë vendit apo kur të mos mund të marrin një shërbim tjetër brenda tij.











