Sot, në ditën ndërkombëtare të studentëve, aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin kryen një aksion simbolik kundër ministres së Arsimit Lindita Nikolla. At e spërkatën me salcë duke i bërë për një moment atë çka ajo dhe qeveria shqiptare i kanë bërë jetës universitare publike prej kohësh: shprishjen.
“Sot mijëra maturantë meritorë janë ende pa të drejtën studimi dhe po aq kuota të paplotësuara ka në universitetet publike. Skema e regjistrimit të studentëve ka favorizuar haptas universitetet private kliente të qeverisë. Prandaj ne kemi kërkuar dhe kërkojmë dorëheqjen e ministres Nikolla. Rezistenca vazhdon! Për Universitetin, Për Shoqërinë!”, bën të ditur zyrtarisht Lëvizja Për Universitetin.











