• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT & SKEMA/ Zbulohet mashtrimi financiar 1 milion dollarë, arrestohen 3 biznesmenë

admin by admin
17 November, 2016
in Kronika
0
EMRAT & SKEMA/ Zbulohet mashtrimi financiar 1 milion dollarë, arrestohen 3 biznesmenë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një hetim i Prokurorisë së Tiranës dhe Drejtorisë së Hetimit Tatimor ka zbuluar një skemë mashtruese financiare në fushën e kromit, me një vlerë rreth 1 milion dollarë, për të cilën është vendosur nga gjykata masa e arrestit në burg për shtetasit Sokol Nasufi, Mehmet dhe Rexhep Dauti. Vendimet e gjykatës ndaj këtyre personave janë ekzekutuar pasditen e sotme nga ana e forcave të policisë.
Këta tre persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë plotësuar fatura fiktive shit-blerjeje të lëndës minerare, në bazë të të cilave kanë përfituar rimbursimin abuziv në vitin 2013.

Nga hetimi i Prokurorisë së Tiranës, Njësia Task-Force, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, ka rezultuar se…
Sokol Nasufi, në cilësinë e administratorit të kompanive “Eurospeed Transh Chrom” sh.p.k dhe “Euro Trade Minerals Group” sh. p. k., ka bashkëpunuar me subjektin “Elidon 6”, nën administrimin e vëllezërve Mehmet dhe Rexhep Dauti, në aktivitetin e shit-blerjes së kromit.
Ndërmjet dy palëve në marrëveshje tregtare, pra kompanive të Nasufit nga njëra anë dhe kompanisë së vëllezërve Dauti nga ana tjetër, ka pasur një mosmarrëveshje civile, për pagesën e munguar të 6 faturave, në  vitin 2013. Nga ky proces civil, kanë rezultuar të dhëna shtesë, të cilat i kanë ardhur në ndihmë hetimit, pasi ka rezultuar e provuar se kompanitë kanë përdorur fatura fiktive.
Në bazë të të dhënave hetimore, rezulton se sasia e kromit e shënuar në faturat e shitjes të subjektit Elidon 06, është një sasi kromi e vjedhur ( e grumbulluar në mënyrë të kundraligjshme)  nga dy subjektet tregtare“Eurospeed Transh Chrom” sh.p.k dhe “Euro Trade Minerals Group” sh.p.k.. Ndërsa subjekti  “Elidon 06” është përdorur  për të bërë dokumentimin e mallit krom, duke qenë se ka licencë minerare dhe është subjekt që ushtron aktivitet në këtë fushë për lëshimin e faturës së shitjes.
Pasi ka kryer këto veprime, shtetasi Mehmet Dauti, ka prishur bashkëpunim me shtetasin Sokol Nasufi dhe, në kushtet kur shoqëria e tij, për shkak të veprimeve të paligjshme është ngarkuar me vlera të larta detyrimi, ai ka paraqitur kallëzim penal kundër Nasufit. Gjithashtu, Mehmet Dauti i është drejtuar civilisht edhe gjykatës, ku ka kërkuar arkëtimin e faturave fiktive. Kjo lëvizje dyshohet se është një manovër për të shmangur përgjegjësinë penale, si dhe detyrimet tatimore.
Në mënyrë të përmbledhur, gjetjet e deritanishme nga hetimi i Prokurorisë së Tiranës, janë:
– Rezulton se subjekti “Elidon 06”,  në periudhën tatimore Maj, Qershor, Korrik dhe Gusht të vitit 2013 ka kryer blerje të shumta nga subjekte të ndryshëm tregtarë, kryesisht blerje të cilat nuk i kanë shërbyer aktivitetit. Këto mallra që sipas faturave janë bërë blerje nga ky subjekt, nga ana e kontrollit tatimor nuk i janë gjetur gjendje dhe për këtë arsye nga grupi i kontrollit i janë bërë shitje, duke i nxjerrë detyrime tatimore në vlera të larta për këtë subjekt.
– Kjo periudhë përkon me periudhën të cilën ky subjekt ka realizuar shitje për dy subjektet “Eurospeed Trans Chrom” dhe “ Euro Trade Minerals”.
– Ka blerje nga subjekte të rretheve të ndryshme, ndërkohë që subjekt e ka selinë në Tiranë, por realisht e ushtron aktivitetin në Has. Këto blerje janë kryesisht me vlera 300,000 lekë, për të cilat sipas ligjit të kohës, lejohej shitja me para në dorë, por disa nga subjektet nuk e kanë pranuar që kanë shitur;
– Nga verifikimi i situatave financiare të deklaruara në tatime, të subjekteve  “Eurospeed Trans Chrom”, “Euro Trade Minerals” dhe “Elidon 06”, rezulton se këto subjekte i kanë deklaruar në tatime 6 faturat objekt hetimi, si në librat e blerjes dhe shitjes, në FDP-të dhe të përfshira në bilancet e tyre.
– Si rezultat i veprimeve të kryera, shtetasit dhe subjektet  nën hetim, rezultojnë detyrime të papaguara nga shoqëria “ Elidon 06” në vlerën 92.346.977 lek
Në vijim të hetimeve të kryera, Prokuroria e Tiranës kërkoi nga gjykata caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Sokol Nasufi, si edhe për Mehmet dhe Rexhep Dauti, të dyshuar për veprat penale të “Krijimit të i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”,  dhe “Falsifikimit të dokumenteve” të kryer në bashkëpunim.
Prokuroria e Tiranës ka krijuar dyshime të arsyeshme se skema mashtruese në fushën e kromit është më e gjerë dhe për këtë arsye po vijojnë hetimet.

Previous Post

VIDEO/ Momenti kur Edi Paloka shtyn Ilir Beqajn në foltore

Next Post

FOTO HUMOR/ Rimi i farave, kërcënim “serioz” për ti zënë vendin lali Erit të fiqve

admin

admin

Next Post
FOTO HUMOR/ Rimi i farave, kërcënim “serioz” për ti zënë vendin lali Erit të fiqve

FOTO HUMOR/ Rimi i farave, kërcënim “serioz” për ti zënë vendin lali Erit të fiqve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.